Prof. Ilir Murturi mori pjesë në Konferencën Rajonale për Evropën Juglindore në kuadër të "Iniciativës Erlangen" - platformë bashkëpunimi midis akademisë dhe autoriteteve të kontrollit të eksporteve, që synon forcimin e kontrollit të eksporteve dhe rritjen e ndërgjegjësimit mbi sfidat e sigurisë globale.
Konferenca, e organizuar në Tiranë nga Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE), në bashkëpunim me BAFA dhe UNODA, solli së bashku përfaqësues institucionalë, ekspertë dhe akademikë për të diskutuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe zbatimin e standardeve për teknologjitë dhe rezultatet kërkimore me përdorim të mundshëm të dyfishtë. Një nga temat qendrore të diskutimit ishin përgjegjësitë që lindin për hulumtuesit kur publikojnë rezultatet e tyre në mënyrë të hapur dhe pasojat juridike që mund të paraqiten në rastet kur rezultatet dhe teknologjitë e dala nga kërkimi mund të kenë përdorim të dyfishtë.
Duke pranuar rëndësinë dhe ndjeshmërinë e temës, u rikthesua se liria akademike dhe shkenca e hapur janë themeli i çdo progresi shkencor dhe teknologjik. Kërkimi i lirë, publikimi i hapur dhe bashkëpunimi ndërkombëtar nuk janë privilegje — janë parakushte për inovacion.




