Me rastin e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike (FIM) u mbajt një sesion informues me temën: “Inovacioni dhe mbrojtja e pronësisë intelektuale”, organizuar nga Agjencia për Pronësi Industriale dhe mundësuar nga dekanët Mirlind Bruçi dhe Isak Shabani.
Në këtë aktivitet morën pjesë folës të shquar nga institucionet kryesore përgjegjëse për fushën e pronësisë intelektuale, përfshirë Avdi Krasniqin, Zjarrta Osmanin dhe Sadije Topojanin. Gjatë prezantimeve të tyre, ata ndanë informata të rëndësishme mbi mbrojtjen e pronësisë intelektuale, me theks të veçantë mbi pronësinë industriale, duke ofruar perspektiva të dobishme për studentët dhe stafin akademik të pranishëm.
Ky sesion nxiti debate të frytshme dhe diskutime me kureshtje, ku pjesëmarrësit – nga radhët e fakulteteve teknike dhe stafit akademik të fakulteteve teknike – patën mundësinë të shtrojnë pyetje, të ndajnë përvoja dhe të thellojnë njohuritë e tyre mbi një tematikë me rëndësi të veçantë për ruajtjen e pronësisë intelektuale.