FIM nënshkruan marrëveshjen e pranimit të pajisjeve laboratorike, donacion nga projekti ALLED2

03 Mars 2025
SHARE

Më 28 shkurt 2025, dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike (FIM), profesor Mirlind Bruçi, zhvilloi një takim me udhëheqësen e Zyrës së Koordinimit për Bashkëpunim Teknik të Ambasadës Austriake, Rita Glavitza, dhe udhëheqësin e Ekipit të Zyrës për Përsosjen e Edukimit për Punësim (ALLED), Artan Xërxa. Takimi u zhvillua në kuadër të projektit "Përafrimi i Arsimit dhe Trajnimit me Nevojat e Tregut të Punës Faza II – ALLED II", i financuar nga Bashkimi Evropian si pjesë e Instrumentit për Asistencë të Para-Aderimit II (IPA II 2017) për Republikën e Kosovës, dhe me bashkëfinancim nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim.

Në këtë kuadër, FIM dhe ALLED nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës rregullohet sigurimi i pajisjeve, burimeve dhe mjeteve të tjera për të mbështetur mësimin dhe trajnimet praktike, që janë të nevojshme për t'u përshtatur me nevojat e industrive të ndryshme.

Në kuadër të marrëveshjes, palët e sipërpërmendura janë dakorduar për disa kushte dhe detyrime, të cilat përfshijnë:

  1. Përdorimi i pajisjeve edukativeve: Pajisjet edukativet do të përdoren vetëm për qëllime edukative në ambientet e marrësit.
  2. Pjesëmarrja e mësuesve: I gjithë stafi lidhur me këtë projekt do të marrin pjesë në të gjitha seancat e trajnimit në lidhje me pajisje edukativet nga shitësi.
  3. Përgjegjësia për mirëmbajtjen: Marrësi do të jetë plotësisht përgjegjës për mirëmbajtjen e duhur të pajisjeve edukativeve dhe do të duhet të shmangë modifikimin e pajisje edukativeve në mënyrë që të mos rrezikohet objektivi i projektit ALLED II.
  4. Rreziqet e humbjes ose dëmtimit: Marrësi do të përballojë të gjitha rreziqet e humbjes ose dëmtimit të pajisjeve edukativeve gjatë dorëzimit dhe do të sigurojë pajisjet edukativet nga të gjitha rreziqet në mënyrë adekuate.
  5. Njoftimi për dëmtimet: Marrësi do të njoftojë menjëherë ADA (Agjencia për Zhvillim Austriak) pa vonesë dhe me shkrim për çdo dëmtim të shkaktuar ndaj pajisjeve edukativeve, vetëm për qëllime informative.
  6. Pronësia e pajisje edukativeve: Pronësia e pajisjeve edukativeve të ofruara nuk do të mund të disponohet në mënyrë efektive ligjore përmes dhënies, transferimit, pengut, ose në ndonjë mënyrë tjetër.
  7. Inspektimi i pajisje edukativeve: Marrësi do të lejojë inspektimet nga ADA dhe/ose Komisioni Evropian të pajisjeve edukativeve për të verifikuar përdorimin e duhur të tyre në përputhje me qëllimet e synuara të projektit, për një periudhë dhjetëvjeçare duke filluar nga nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje.

Këto kushte sigurojnë përdorimin e duhur dhe të qëndrueshëm të pajisjeve dhe burimeve, duke garantuar se ato do të kontribuojnë në përmbushjen e objektivave të projektit ALLED II për të mbështetur arsimin dhe trajnimin në përputhje me nevojat e tregut të punës

ADA operon si një agjenci ekzekutive e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (Austrian Development Cooperation), e cila është pjesë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë. Qëllimi kryesor i ADA është të kontribuoni në zhvillimin e qëndrueshëm dhe luftën kundër varfërisë nëpërmjet mbështetjes së projekteve dhe iniciativave që përmirësojnë kushte të jetesës, edukimit, shëndetësisë, infrastrukturës dhe mundësive për punësim në vendet në zhvillim. Ajo gjithashtu mbështet krijimin e mundësive për zhvillim ekonomik, përmirësimin e qeverisjes dhe fuqizimin e grupeve më të margjinalizuara të shoqërisë.