Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike (FIM), gjegjësisht dekani Prof. Mirlind Bruçi ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Shkollën e Mesme Profesionale "Hoxhë Kadri Prishtina” në Fushë Kosovë. Kësaj radhe në këtë memorandum, FIM luan rrolin e një hapësire e përshtatshme për praktikë për nxënësit e shkollës së lartëpërmendur. Konkretisht, është siguruar një program praktikash për nxënësit e Shkollës "Hoxhë Kadri", i cili do t’i ndihmojë ata të zhvillojnë aftësitë profesionale dhe administrative dhe të krijojnë mundësi për punësim pas përfundimit të shkollës.
Qëllimi kryesor i këtij partneriteti është transferimi i nxënësve nga shkolla profesionale në FIM për realizimin e praktikave profesionale por por edhe bashkëpunime dhe realizime të projekteve të përbashkëta. Numri i nxënësve që do të transferohen në FIM për praktikë do të varet nga marrëveshja midis dy palëve.