Kampanjën "Çka mësoni me mua në FIM", dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, profesor Mirlind Bruçi si dhe menaxhmenti i FIM, e filluan sot duke pritur si mysafirë të parë, profesorë dhe nxënës të gjimnazit "Sami Frashëri" në Prishtinë ndërsa vizituan Qendrën-Social Edukative “Don Bosko”, Prishtinë.
Nga Sami Frashëri qenë drejtori Betim Sylejmani, arsimtari Kushtrim Bekteshi, dhe nxënësit Drit Krasniqi dhe Nart Aliti të cilët u njoftuan nga afër me programet që ofron FIM për studime, aktivitetet që zhvillohen gjatë studimeve dhe mundësitë e zhvillimit profesional të studentëve. Nxënësit do të kenë mundësinë që në ditët në vijim të vizitojnë laboratorët e këtij fakulteti dhe të njohin produktet e projekteve inovative të studentëve.
Ndërsa drejtori i “Don Bosko”, Don Dominik-Skender Qerimi, mirëpriti në zyren e tij menaxhmentin e FIM dhe shprehi gatishmërinë e plotë drejt bashkëpunimit në kuadër të kësaj kampanje e cila do ti ndihmonte nxënësit e kësaj shkollë drejt orientimit të tyre rreth zgjedhjes së karrierës.
Kampanja do të ketë rol të rëndësishëm në lehtësimin e orientimit të nxënësve për zgjedhjen e rrugëve të tyre të studimit, duke ofruar informacione të detajuara dhe mundësi për të eksploruar fushat që mund të ndjekin pas përfundimit të shkollës së mesme.