Takim konsultativ në mes të FIM-it dhe Infrakos-it

27 Dhjetor 2024
SHARE

Kryeshefi ekzekutiv i Infrakos-it, Naser Krasniqi priti në zyrën e tij për një takim konsultativ, Anëtarin e Këshillit Drejtues të UP-së Z. Rifat Krasniqi, dekanin e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, profesor Mirlind Bruçi dhe shefin e departamentit të Komunikacionit dhe Transportit, profesor Gëzim Hoxha.

Qëllim i këtij takimi ishte diskutimi i hapur për mundësitë e vënies së bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy institucioneve, në mënyrë qe t’i ndihmojnë njëra tjetrës për zhvillimin e infrastrukturës hekurudhore dhe optimizmin e resurseve konform fushëveprimit të tyre.