Menaxhmenti i FIM-së takim pune me ProCredit Bank Kosova

29 Tetor 2024
SHARE

Më 28.10.2024, në zyrën qendrore të ProCredit Bank Kosova, u mbajt një takim mes përfaqësuesve të ProCredit Bank dhe menaxhmentit të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Dekanit - Prof. Dr. Mirlind Bruçi dhe Prodekani për Shkencë, Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Lidhje me Industrinë Prof. Asst.Dr. Arlinda Alimehaj Rrecaj.

Diskutimi u fokusua në mundësitë e bashkëpunimit për mbështetjen e studentëve dhe të stafit akademik, duke u bazuar në këto pika:

  • Praktika 3-6 muaj për studentë në departamentin për qëndrueshmëri;
  • Vizita në ProEnergy dhe sesione informuese për studentë;
  • Pjesëmarrje e bankës në evente të organizuara nga FIM;
  • Mundësia e mbajtjes së ligjëratës në fakultet për tema si efiçienca e energjisë, energjia e rinovueshme, emetimet e CO2, rreziqet mjedisore dhe sociale të bizneseve të ndryshme, etj.;
  • Sesione informuese lidhur me mundësitë e punësimit dhe praktikës në ProCredit.