Hapet konkursi për pranimin e studentëve në studimet Master

15 Shtator 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” e shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master, për vitin akademik 2023-24.

Në këtë vit akademik, UP-ja do të regjistrojë 2418 studentë në programet studimore të 14 njësive akademike.

Kushtet e përbashkëta të konkursit, mënyrën e përzgjedhjes, afatet dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim mund t’i gjeni duke klikuar KËTU.

Aplikimi nis që sot dhe do të jetë i hapur deri më 29 shtator 2023, në orën 16:00.

Në kuadër të FIM janë këto programe:

    Programi Termoenergjetikë dhe Energji të Ripërtëritshme
    Programi Mekatronikë
    Programi Dizajn inxhinierik dhe Automjete

Informatë: Provimi pranues mbahet nga fusha e studimit përkatës ku kandidatët aplikojnë.