KONKURS PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË VITIN E PARË TË STUDIMEVE THEMELORE PËR VITIN AKADEMIK 2023 - 2024

10 Korrik 2023
SHARE

Të dashur maturantë,

Me kënaqësi, ju njoftojmë se Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” e shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore, për vitin akademik 2023/2024.

Gjithsej 4192 studentë të rregullt planifikohet të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursit.

Për të gjithë të interesuarit, UP-ja numëron qindra programe studimore në 14 fakultete, për t’u bërë pjesë e të cilave mund të aplikoni nga 11 korrik 2023 deri më datë 18 korrik 2023.

Në kuadër të FIM janë këto programe:

Për konkursin e plotë klikoni KËTU.

Vërejtje: Provimi pranues do të mbahet nga lënda MATEMATIKË më datën 20.07.2023 nga ora 09:00 - 11:00, të paraqiteni 30 minuta para fillimit të provimit.

Suksese Maturantë!