Komunikacion rrugor

 

Emri  i programit të studimit

 

KOMUNIKACION RRUGOR

KKK Niveli 

(me shkurtesat BA, MA, PhD,  program doktorate, kurs universitar, certifikatë apo diplomë profesionale)

 

MSc (Master shkencor)

Grada akademike dhe emërtimi i diplomës në formë të plotë dhe të shkurtuar 

Master i Komunikacionit rrugor,

Programi:  KOMUNIKACION RRUGOR

Fusha  e  studimit  sipas  Erasmus  Subject  Area Codes (ESAC)

02.6 Transport and Traffic Studies

06.1 Mechanical Engineering

Kohëzgjatja minimale e studimit

2 vite

Forma e studimit (e rregullt, pa shkëputje nga puna, studim në distancë etj.)

E rregullt

Numri i ECTS kredive (total dhe për vit)

120 ECTS

Bartësit e programit:

1. Prof. asoc. dr. Ramadan Mazrekaj

2. Prof.asoc.dr. Ferat Shala

3. Prof.asoc. Fitore Abdullahu

Taksat e studimit

Në bazë të vendimit të qeverisë së  Republikës së Kosovës, studimet janë pa pagesë.

 

 
 

Vitet e fundit FIM ka punuar jashtëzakonisht shume fuqizimin dhe  avancimin e programit KOMUNIKACION RRUGOR duke funksionalizuar 3 laboratorë të cilët shërbejnë për përmbushjen e objektivave të programit:  

  • Laboratori kryesor i pajisur me teknologji dhe pajisje të avancuara kërkimore hulumtuese dhe profesionale si dhemateriale tjera të nevojshme mësimore;
  • Laboratori  për Kontrollin Teknik të Automjeteve cili u shërben programit të  komunikacionit për aktivitete  profesionale,  shkencore hulumtuese dhe shërbyese; 
  • Laboratorit i IT/-së/Teknikave SMART i cili u shërben programit te komunikacionit dhe transportit për projekte hulumtuese shkencore me studentë nga fushat lëndore ku aplikohetITS në trafik, kontrolli automatik në trafik dhe transport si dhe telematika rrugore.

 

Ky program korrespondon fuqishëm me objektivat afatshkurtra dhe afatgjata të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, të paraqitura qartë në planifikimet strategjike dhe zhvillimore. Meqenëse një nga objektivat kryesore të FIM-it është ofrimi i programeve studimore cilësore, konform standardeve dhe praktikave bashkëkohore, atëherë edhe objektivat e këtij programi qëndrojnë në të njëjtën linjë. 

 

Misioni i programit studimor Komunikacion Rrugor është:

Përmes mësimdhënies cilësore dhe teknologjive inovative, ndërlidhjes së mësimit teorik dhe praktik, hulumtimeve shkencore, studentët të përgatiten për studime të mëtutjeshme, të aftësohen për një ardhme  të suksesshme   dhe të fitojnë kompetenca në harmoni me kërkesat e tregut të punës.

Objektivat e Programit janë ofrimi i njohurive dhe aftësimi i studentëve në studimet Master:

  • Sigurimi i një programi studimi që ofron njohuri në të gjitha fushat e rëndësishme për të kuptuar fenomenet dhe proceset në komunikacion.
  • Të arrihet harmonizimi i programit të studimit me Deklaratën e Bolonjës, e cila në mënyrë indirekte mundëson krahasueshmërinë dhe pranueshmërinë në nivel ndërkombëtar.
  • Edukimi i ekspertëve me njohuri të gjera në fushën e shkencave të komunikacionit, i cili do të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë ne nivel vendi dhe do të jetë konkurrues në tregun evropian të punës,
  • Krijimi i ekspertëve që do të kualifikohen (specializohen) me njohuri shtesë për të zgjidhur probleme specifike inxhinierike,
  • Edukimi i ekspertëve që do t’i mundësojë vendit (sektorit publik në të gjitha nivelet) zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë,
  • T’i ofrojë ekonomisë kosovare, veçanërisht komunikacionit, një ekspert me njohuri që do të sigurojë konkurrencë ndërkombëtare.
  • Edukimi i profesionistëve të sigurisë në komunikacion.

Programi i studimit është modern dhe i përditësuar. Ai është përgatitur në përputhje me nevojat e reja të pritshme të sektorit publik dhe ekonomisë Kosovare. Programi edukon profesionistë të nivelit të lartë të cilët janë në gjendje të përfshihen në punë në ekonomi si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Studentët që do të përfundojnë programin e studimit të nivelit Master në Inxhinierinë e Komunikacionit rrugor,  fitojnë kompetenca të përgjithshme si:

  • Aftësia për të identifikuar dhe vërtetuar lidhjet shkak-pasojë;
  • Aftësia për të parashikuar dhe vlerësuar pasojat e zgjidhjeve (masave) të planifikuara;
  • Zotërimi i metodave, procedurave dhe metodologjive të hulumtimit;
  • Zhvillimi i gjykimit kritik dhe autokritik, duke përfshirë reflektimin etik dhe shoqëror;
  • Aftësia për të përdorur njohuritë në praktikë dhe autonomia në punën profesionale;
  • Zhvillimi i aftësive të komunikimit, veçanërisht komunikimi me ekspertë dhe specialistë të inxhinierisë së komunikacionit dhe ekspert të fushave të tjera;
  • Aftësi për të bashkëpunuar dhe punuar në grup në një mjedis ndërkombëtar.

Studentët që do të përfundojnë programin e studimit të nivelit Master në Inxhinierinë e Komunikacionit rrugor,  fitojnë kompetenca specifike si:

  • Analiza dhe vlerësimi i proceseve në sistemin e komunikacionit;
  • Sinteza e ngjarjeve në sistemin e transportit, dhe veçanërisht integrimi i njohurive të transportit me nënsistemet e tjera të rëndësishme shoqërore, si dhe vlerësimi i efekteve të sistemit të transportit në mjedis, hapësirë, ekonomi, demografi.
  • Zhvillimi i planeve të lëvizshmërisë së qëndrueshme (SUMP); pasi që fitojnë njohuri për planifikimin e lëvizshmërisë, rrugët dhe transportin si një nga komponentët kyç të qëndrueshmërisë zhvillimin e shoqërisë (në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar);
  • Përgatitja e studimeve të komunikacionit; për të cilat kanë njohuri për origjinën (gjenerimin)

dhe shpërndarjen e flukseve të trafikut, njohuri për karakteristikat e flukseve të trafikut në lidhje me kapacitetin e rrugëve dhe mjeteve të transportit si dhe njohja e metodave dhe teknikave të planifikimit, modelimit, vlerësimit dhe parashikimit në komunikacion;

  • Përgatitja e studimeve për ndikimin e transportit në mjedis; pasi kanë njohuri për ndërveprimet ndërmjet mjedisit, hapësirës, shëndetit, ekonomisë dhe transportit;
  • Zhvillimi i koncepteve dhe studimeve të sigurisë, auditimit si dhe inspektimeve të sigurisë në komunikacionin rrugor; pasi kanë njohuri për shkaqet, pasojat, mundësitë dhe mënyrat e veprimit për të garantuar sigurinë në komunikacion.
  • Planifikimi, zhvillimi dhe implementimi i teknologjive të transportit në industrinë e pajisjeve të transportit, si dhe në sistemin e transportit dhe logjistikes,
  • Projektimi, zhvillimi dhe zbatimi i sistemeve inteligjente të transportit (ITS) në praktikë;
  • Organizimi i aktiviteteve të transportit në transportin e udhëtarëve dhe mallrave, përfshirë transportin e mallrave të veçanta dhe mallrave të rrezikshme,
  • Përgatitja e bazave profesionale për planifikim hapësinor;
  • Përgatitja e programeve, planeve të funksionimit dhe mirëmbajtjes së sistemeve të transportit.

I diplomuari në jetë program do të jetë në gjendje të kryejë punë shkencore dhe profesionale në fushat e inxhinierisë së komunikacionit dhe transportit, si:

  • ekspert teknik në organet dhe institutet e sektorit publik me kompetenca në fushën e transportit, sikurse janë: ministritë dhe drejtoritë përkatëse, komunat, inspektoratet e transportit, agjencitë, institutet publike etj.
  • planifikues i sistemeve të transportit dhe realizues i detyrave në fushën e inxhinierisë së -transportit në kompani të ndryshme,
  • planifikues dhe organizator i shërbimeve të transportit në kompani të transportit të udhëtarëve dhe mallrave,
  • planifikues, organizator në cilësi të menaxherit të infrastrukturës së transportit,
  • bashkëpunëtor në shoqëri tregtare që merren me veprimtarinë e prodhimit të pajisjeve të komunikacionit dhe infrastrukturës së transportit,
  • konsulent në institute/kompani që lidhen me aktivitetet e transportit dhe lëvizshmërinë. -ekspert lidhur me menaxhimin, monitorimin dhe kontrollin e trafikut,
  • agjencitë në fushën e transportit (siguria, hekurudha…) si dhe agjencitë përgjegjëse për -zhvillimin, mjedisin, energjinë,
  • në institutet dhe institucionet e arsimit të lartë dhe të mesëm, duke përfshirë autoshkollat, -(institutet kërkimore, procese pedagogjike, trajnime),
  • në kompanitë për zhvillimin e pajisjeve të transportit dhe sistemeve inteligjente, -në kompanitë e sigurimit (analiza e aksidenteve rrugore, sigurimet e transportit) etj.
  • kompanitë e logjistikës dhe shpedicionit,
  • terminalet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve,
  • kompanitë për sinjalizimin horizontal dhe vertikal,
  • hartues i ekspertizave në lëmin e komunikacionit,
  • vlerësues i dëmit në automjete nga aksidentet nëpër kompanitë e sigurimeve,
  • autoserviset për diagnostifikim dhe riparimin e automjeteve,
  • qendrat e kontrollimit teknik të automjeteve,
  • autoshkolla,
  • shërbimet e parkimit,
  • kompanitë e angazhuara në prodhimin e pajisjeve të trafikut,
  • kompanitë prodhuese-industriale,
  • kompanitë tregtare dhe distribucionit,
  • hekurudhat,
  • aeroportet,
  • Etj.

ADMINISTRIMI I PROGRAMIT KOMUNIKACION RRUGOR

Administrimi i programit Komunikacion  rrugor  realizohet në përputhje me statutin e Universitetit të Prishtinës dhe me rregulloret e brendshme që rregullojnë organizimin e proceseve akademike në nivel të  fakultetit dhe Universitetit të Prishtinës. Struktura organizative siguron menaxhim të efektshëm akademik, koordinim pedagogjik, transparencë dhe përputhje me standardet e sigurimit të cilësisë.

Struktura institucionale e administrimit

Programi administrohet nga njësia akademike-fakulteti dhe departamenti  dhe , të cilat  funksionojnë si njësi përbërëse  të Universitetit të Prishtinës.

 Struktura përfshin:

  • Menaxhmenti - dekani i fakultetit, i cili mbikëqyr proceset akademike dhe siguron zbatimin e politikave dhe rregulloreve institucionale;
  • Prodekanët për çështje akademike, mësimore, kërkimore;
  • Udhëheqësi i departamentit, i cili udhëheq aktivitetet akademike brenda departamentit dhe siguron mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe kërkimor;
  • Koordinatori për Zhvillim Akademik dhe Cilësi, i cili monitoron cilësinë, vlerësimet, raportet, dhe zbatimin e standardeve institucionale;
  • Zyra e Cilësisë, e cila siguron dokumentimin e proceseve, vlerësimin periodik dhe koordinimin me organet qendrore të UP-së;
  • Udhëheqësi i administratës.

Strukturat e administrimit janë të qarta dhe  përshkruhen edhe ne raportin e vetëvlerësimit te programit te akredituar 2023-2028 nga AKA.

Funksionet administrative të programit

Administrimi i programit përfshijnë:

  • Hartimin, rishikimin dhe përditësimin e kurrikulës;
  • Aprovimin e planprogrameve sipas procedurave të komisionit të studimeve të fakultetit;
  • Koordinimin e orareve, ligjëratave, ushtrimeve dhe laboratorëve;
  • Planifikimin e angazhimeve te stafit akademik për mbajtjen e ligjëratave dhe ushtrimeve.

 

 

Realizimi i programit monitorohet:

  • Në nivel fakulteti nga dekani, prodekani për mësim  dhe koordinatori i cilësisë;
  • Në nivel departamenti nga përgjegjësi i departamentit;
  • Në nivel institucional nga zyrat qendrore të UP-së për cilësi dhe zhvillim akademik.

Mbështetja administrative dhe infrastruktura

Programi mbështetet nga:

  • Zyra e shërbimit te studenteve, e cila  menaxhon dokumentacionin, regjistrimet, procesverbalet e provimeve dhe komunikimin me studentët;
  • SEMS (sistemi elektronik i menaxhimit të studentëve), për regjistrimin e lëndëve, notave, evidencave akademike dhe komunikimin zyrtar;
  • Hapësirat mësimore, laboratorët, biblioteka, njësitë tjera teknike dhe stafi mbështetës.

Ky sistem i integruar administrativ siguron ruajtjen, qasjen dhe transparencën e të dhënave akademike.

Sigurimi i cilësisë në administrimin e programit

Administrimi i programit është i lidhur ngushtë me:

  • vlerësimin periodik të stafit akademik dhe mbështetës;
  • pyetësorët e studentëve;
  • analizat e kalueshmërisë dhe ecurisë së studimeve;
  • raportet vjetore akademike;
  • rishikimin e kurrikulës sipas standardeve të akreditimit dhe nevojave të tregut të punës.

 

Bashkëpunimi me industrinë dhe institucionet publike

Përmirësimi i vazhdueshëm dhe zhvillimi  programit Komunikacion rrugor, mbështetet ne lidhje dhe bashkëpunim të ngushtë me industrinë. Në Fakultetin  e Inxhinierise Mekanike është funksionalizuar trupa këshillëdhënëse e cila përveç përfaqësueseve të industrisë përshinë ne strukturë edhe përfaqësim të studentëve dhe alumnit.

Përveç procesit të rishikimit dhe zhvillimit të programit, kjo na ndihmon edhe në:

  • Krijimin dhe forcimin e marrëdhënieve me institucionet e transportit rrugor, ajror, hekurudhor dhe logjistik;
  • Organizimin e praktikave profesionale dhe vizitave studimore;
  • Përfshirjen e ekspertëve të industrisë në aktivitete mësimore ose këshilluese.

Ky bashkëpunim siguron që programi të mbetet i orientuar drejt kërkesave reale të tregut te punës.

Përfaqësimi i studentëve  në administrim të programit

Studentët marrin pjesë në administrimin e programit përmes:

  • Këshillit Studentor të Fakultetit;
  • Përfaqësuesve të studentëve në komisionin e studimeve;
  • Përfaqësuesve të studentëve në Këshillin e Fakultetit;
  • Pjesëmarrjes në komisionet e sigurimit të cilësisë;

Ky përfaqësim siguron që zëri i studentëve të jetë pjesë e proceseve vendimmarrëse.

 

PROCEDURAT E VLERËSIMIT NË KUADER TË PROGRAMIT

Procedurat e vlerësimit në kuadër të programit  janë të harmonizuara me politikat institucionale dhe rregulloret përkatëse (Rregullorja e përgjithshme për vlerësimin e performancës së studentëve)

të Universitetit të Prishtinës dhe me standardet e përcaktuara nga Manuali i Akreditimit në Kosovë. Ato sigurojnë vlerësim të drejtë, transparent, objektiv dhe të vazhdueshëm të performancës së studentëve.

Parimet e përgjithshme të vlerësimit

Në nivel programi, mekanizmat e vlerësimit janë të përcaktuara qartë për çdo lëndë përmes syllabusit përkatës, i cili publikohet në sistemin elektronik SEMS në fillim të çdo semestri dhe u ofron studentëve qasje të menjëhershme në mënyrën e vlerësimit

Këto mekanizma janë të dizajnuara për të reflektuar format e të nxënit, rezultatet e pritura të të nxënit dhe ngarkesën e studentit.

Standardi institucional kërkon që vlerësimi të realizohet në mënyrë të drejtë dhe objektive, të jetë i konsistent në kohë dhe i krahasueshëm ndërmjet lëndëve të programit.

Format dhe komponentët e vlerësimit

Metodat e vlerësimit përfshijnë kombinim të vlerësimeve formuese dhe përmbledhëse, të cilat zakonisht përfshijnë:

  • Vlerësimin e vazhdueshëm (sipas rregullores për vlerësimin e performances së studenteve)
  • vijueshmërinë në ligjërata dhe ushtrime (p.sh., 5%)
  • interaktivitetin dhe angazhimin gjatë orës (p.sh., 5-15%)
  • testimet e vazhdueshme gjatë semestrit, zakonisht dy kolokiume (deri në 70-90%)
  • detyrat e pavarura, prezantimet, projektet dhe punët praktike (variabël sipas lëndës)
  • testin final nëse studenti nuk e kalon lëndën me testimet e vazhdueshme.

Ky kombinim i mundëson studentit të demonstrojë kompetencat përmes shumë formave të vlerësimit.

Transparenca dhe informimi i studentëve

Studentët njoftohen ne fillim te cdo semestri  për kriteret e vlerësimit, metodat e mësim nxënies,  mënyrat e testimit dhe peshat e secilës komponentë. Syllabuset e lendeve ne kuadër te programit vendosen në SEMS në fillim të vitit akademik dhe profesorët i sqarojnë të gjitha detajet gjatë orëve të para të mësimit.

Po ashtu, studentët marrin feedback të menjëhershëm dhe të rregullt lidhur me performancën e tyre, në përputhje me Standardin 5.4

Regjistrimi, arkivimi dhe certifikimi i rezultateve të vlerësimit

Rezultatet e provimeve, testeve dhe vlerësimeve të tjera regjistrohen dhe ruhen në sistemin zyrtar SEMS. Ky sistem shërben si mekanizëm zyrtar për certifikimin e rezultateve dhe ruajtjen e tyre afatgjatë, siç kërkohet nga standardet e akreditimit.

Rezultatet ruhen edhe në formë fizike në fakultet për nevoja të auditimit të brendshëm, të profesorëve, administratës dhe menaxhmentit.

Objektiviteti, validiteti dhe besueshmëria e vlerësimit

Programi zbaton mekanizma të cilët sigurojnë se vlerësimet janë:

  • të validuara me rezultatet e të nxënit,
  • të standardizuara sipas syllabusit,
  • të krahasueshme ndërmjet lëndëve,
  • të konsistente me praktikat e programeve të tjera në institucion,

 

Kriteret e Vlerësimit

Të gjitha njësitë akademike të Universitetit të Prishtinës, në zbatim të statutit,  aplikojnë  shkallën e mëposhtme të notimit për të vlerësuar arritjet e studentëve:

  • 10 dhe 9 – Shkëlqyeshëm
  • 8 – Shumë mirë
  • 7 – Mirë
  • 6 – Mjaftueshëm
  • 5 – Pamjaftueshëm

Studenti e përfundon me sukses një lëndë kur arrin së paku notën 6 (Mjaftueshëm).

Shpërndarja e saktë e pikëve ndërmjet këtyre komponentëve përcaktohet në syllabus-in e secilës lëndë, por të gjitha lëndët ndjekin të njëjtën shkallë notimi të Universitetit të paraqitur më sipër.

 

Planprogrami _Master_Komunikacion Rrugor