Termoenergjetike dhe Energji të Ripërtëritshme
Programi i termoenrgjetikës dhe energjisë së ripërtëritshme ofrohet në kuadër të departamentit që ka të njëjtin emër dhe ka për qëllim të ju mundësoj studentëve të ardhshëm të fitojnë njohuritë bazike nga fusha e inxhinierisë termike dhe fusha e burimeve të ripërtërishme të energjisë të cilat janë shtyllat kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm energjetik dhe të cilat mundësojnë tranzicionin drejt shoqërisë me pak karbon. Në funksion të këtij qëllimi, ky program do të ju mundësoj studentëve përfitimin e njohurive të mjaftueshme nga fushat fundamentale si ajo e Termodinamikës dhe Mekanikës së Fluideve në mënyrë që të ata të mund të aplikojnë parimet fundamentale të lëmineve të tilla për nevojat të planifikimit, dizajnit dhe kalkulimit të sistemeve efiçiente termoteknike dhe sistemeve të energjisë së ripërtëritshme.
Studimet nga Programi Termoenergjetikë dhe Energji të Ripërtritshme organizohen në nivelin Baçelor dhe Master.
Përmbajtja programore në studimet Baçelor u mundëson studentëve të fitojnë një bazë të zgjeruar të njohurive inxhinierike, aftësi dhe përvojë të mjaftueshme për punë individuale dhe kolektive gjatë zgjidhjes së problemeve konkrete në praktikë nga lëmi i Termoenergjetikës dhe Termoteknikës, si dhe u mundëson bazë adekuate për vazhdimin e studimeve të mëtutjeshme.
Pas përfundimit me sukses të studimeve themelore Bechelor studenti do të jetë në gjendje të:
- Dalloj pajisjet termoenergjetike dhe termoteknike, energjive të ripërtritshme, dhe të
njohë proceset të cilat kryhen me to ,
- Njohë disiplinat fundamentale nga lëmi i inxhinierisë së Termoenergjetikës dhe energjive të ripërtritshme në nivel të rendëve dhe zhvillimeve bashkëkohore,
- Të mund të vlerësojnë rëndësinë, potencialin dhe dobinë ekonomike të burimeve të ndryshme të ripërtërishme (solare, të erës, gjeotermale, të ujit, biomasës) si dhe integrimin e tyre në sistemin e përgjithshëm energjetik
- Bëj incizimin dhe bilansin termik te ndërtesave dhe shpenzuesve tjere termik,
- Bëj projektime lidhur me ngrohje, ftohje,ventilim dhe klimatizimit
- Përpilojë planin e mirëmbajtjes dhe të shfrytëzimit të pajisjeve
-Të kuptojnë natyrën dhe aspektin inxhinierik të formave të shndërrimit të energjisë së ripërtërishme si dhe të posedojnë njohuri profesionale bazike nga lëmi i shndërrimit dhe përdorimit të energjisë.
Inxhinierët e Termoenergjetikës dhe energjisë së ripërtritshme kryesisht mund të punojnë në/me:
- Termoelektrocentrale,
- Ngohtore,
- Fabrikat për prodhimin e pajisjeve energjetike,
– Enët nën shtypje, kaldaja
- Sistemet e ngrohjes,
- Sistemet e energjisë së erës,solare, gjeotermale
- Bëj incizimin e bilanceve termike të ndërtesave,
- Punojë në mirëmbajtjen e sistemeve energjetike.
- Ndërmarrje për instalime dhe montime të sistemeve energjetike
Kursi i nivelit Baçelor përbëhet nga lëndët obligative dhe lëndët zgjedhore, të cilat kanë numrin e caktuar të ECTS kredive. Studimet janë të organizuara në formën e cila u mundëson studentëve fitimin e njohurive teorike dhe praktike të domosdoshme për inkuadrimin e tyre sa më të lehtë në këtë lëmi shumë aktuale.
Planprogramet e propozuara janë të përmbledhura nga praktikat më të mira të disa Universiteteve rajonale dhe Evropiane si dhe me përvojën e gjatë të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Të nderuar studentë të ardhshëm, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike është institucion i cili ka për qëllim zhvillimin dhe prosperimin e ekonomisë së Kosovës. Bëhuni pjesë e këtij institucioni. Të gjitha drejtimet e këtij Fakulteti janë atraktive dhe tërheqëse. Mos hezitoni të na vizitoni dhe të interesoheni.Për më shumë informata në lidhje me Programin Termoenergjetikë dhe energji të ripërtritshme,procesin mësimor, lëndët që mësohen,përmbajtjen e lëndëve në të gjitha nivelet dhe informata tjera, ju lutem na vizitoni në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, ndërtesa e Fakultetit Teknik në Prishtinë, në nr. Tel. 038 - 552 - 126,ose në http://fim.uni-pr.edu.