Komunikacion dhe transport

 

Emri  i programit të studimit

 

KOMUNIKACION DHE TRANSPORT

KKK Niveli 

(me shkurtesat BA, MA, PhD,  program doktorate, kurs universitar, certifikatë apo diplomë profesionale)

 

BSc ( Bachelor shkencor)

Grada akademike dhe emërtimi i diplomës në formë të plotë dhe të shkurtuar 

Bachelor i inxhinierisë së komunikacionit dhe transportit 

Programi:

KOMUNIKACION DHE TRANSPORT

Fusha  e  studimit  sipas  Erasmus  Subject  Area Codes (ESAC)

02.6 Transport and Traffic Studies

06.1 Mechanical Engineering

Kohëzgjatja minimale e studimit

3 vite

Forma e studimit (e rregullt, pa shkëputje nga puna, studim në distancë etj.)

E rregullt

Numri i ECTS kredive (total dhe për vit)

180 ECTS

Bartësit e programit:

1. Prof. asoc. dr. Ramadan Duraku

2. Prof. asoc. dr. Arlinda Rrecaj

3. Prof. asoc. dr. Gëzim Hoxha 

Taksat e studimit

Në bazë të vendimit të qeverisë së  Republikës së Kosovës, studimet janë pa pagesë.

 
 
 

Për përmbushjen e objektivave të programit KOMUNIKACION DHE TRANSPORT, kohëve të fundit janë funksionalizuar tre laboratorë modern:

  • Laboratori Qendror, i pajisur me teknologji dhe pajisje të avancuara për qëllime kërkimore-shkencore dhe profesionale, si dhe materiale të tjera të nevojshme për procesin mësimor;
  • Laboratori për Kontrollin Teknik të Automjeteve, i cili shërben për zhvillimin e aktiviteteve profesionale, shkencore-kërkimore dhe shërbyese në kuadër të programit të komunikacionit;
  • Laboratori i IT-së dhe Teknikave SMART, i dedikuar për realizimin e projekteve shkencore-kërkimore me studentë në fushat e aplikimit të ITS (Intelligent Transport Systems) në trafik, kontrollin automatik në trafik dhe transport, si dhe telematiken rrugore.

 

Ky program korrespondon fuqishëm me objektivat afatshkurtra dhe afatgjata të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, të paraqitura qartë në planifikimet strategjike dhe zhvillimore. Meqenëse një nga objektivat kryesore të FIM-it është ofrimi i programeve studimore cilësore, konform standardeve dhe praktikave bashkëkohore, atëherë edhe objektivat e këtij programi qëndrojnë në të njëjtën linjë. 

Përmbajtja programore në studimet Bachelor u mundëson studentëve të fitojnë një bazë të thelluar shkencore-hulumtuese të njohurive inxhinierike, aftësi dhe përvojë të mjaftueshme  për punë individuale dhe kolektive gjatë zgjidhjes së problemeve konkrete në praktikë nga lëmia e analizës dhe planifikimit të komunikacionit, mobilitetit dhe lëvizshmërisë urbane, vlerësimi dhe mirëmbajtja e rrugëve, elementet bazë të sigurisë rrugore, teknologjia e transportit me theks në transportin e mallrave dhe udhëtarëve, mirëmbajtja dhe eksploatimi i mjeteve rrugore, shpedicioni dhe transporti ndërkombëtar i mallrave si dhe sistemet inteligjente të trafikut/transportit ITS, si dhe u mundëson bazë adekuate për vazhdimin e studimeve të mëtutjeshme.

Si pjesë e programit Komunikacion dhe Transport, studentët e diplomuar edukohen në fushën inxhinierisë së komunikacionit dhe transportit, me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të standardit jetësor.

Objektivat e Programit janë ofrimi i njohurive dhe aftësimi i studentëve në studimet Bachelor:

  • Edukimi  i studentëve  me diapazon të gjerë të njohurive, të cilët  do të jetë në gjendje të ndërlidhen në mënyrë inovatore njohuritë teorike me aplikimin praktik në zgjidhjen e problemeve të komunuikacionit dhe  transportit;
  • Të përmbushja e njohurive të pritura në fushën e planifikimit dhe menaxhimit të sistemeve të transportit ne harmoni me zhvillimin e qëndrueshëm dhe kërkesat e tregut;
  • Përgatitja  për studime të mëtutjeshme të nivelit të dytë në inxhinierinë e komunikacionit dhe  transportit dhe fushave të përafërta;
  • Arritja e njohurive të krahasueshme dhe konkurruese duke ndjekurtrendin e zhvillimeve vendore dhe ndërkombëtare;
  • Aftësimi i studentëvepër punë hulumtuesenë ekip ekspertësh në komunikacion dhetransport, mbrojtje te mjedisit, siguri rrugore, sisteme inteligjente, shkenca sociale etj.

ADMINISTRIMI I PROGRAMIT KOMUNIKACION DHE TRANSPORT

Administrimi i programit Komunikacion  dhe transport realizohet në përputhje me statutin e Universitetit të Prishtinës dhe me rregulloret e brendshme që rregullojnë organizimin e proceseve akademike në nivel të  fakultetit dhe Universitetit të Prishtinës. Struktura organizative siguron menaxhim të efektshëm akademik, koordinim pedagogjik, transparencë dhe përputhje me standardet e sigurimit të cilësisë.

Struktura institucionale e administrimit

Programi administrohet nga njësia akademike-fakulteti dhe departamenti të cilat  funksionojnë si njësi përbërëse  të Universitetit të Prishtinës.

 Në kuadër të strukturës përfshihen:

  • Menaxhmenti - dekani i fakultetit, i cili mbikëqyr proceset akademike dhe siguron zbatimin e politikave dhe rregulloreve institucionale;
  • Prodekanët për çështje akademike, mësimore, kërkimore;
  • Udhëheqësi i departamentit, i cili udhëheq aktivitetet akademike brenda departamentit dhe siguron mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe kërkimor;
  • Koordinatori për Zhvillim Akademik dhe Cilësi, i cili monitoron cilësinë, vlerësimet, raportet, dhe zbatimin e standardeve institucionale;
  • Zyra e Cilësisë, e cila siguron dokumentimin e proceseve, vlerësimin periodik dhe koordinimin me organet qendrore të UP-së;
  • Udhëheqësi i administratës.

Strukturat e administrimit janë të qarta dhe  përshkruhen edhe ne raportin e vetëvlerësimit te programit te akredituar 2023-2028 nga AKA.

Funksionet administrative të programit

Administrimi i programit përfshinë:

  • Hartimin, rishikimin dhe përditësimin e kurrikulës;
  • Aprovimin e planprogrameve sipas procedurave të komisionit të studimeve të fakultetit;
  • Koordinimin e orareve, ligjëratave, ushtrimeve dhe laboratorëve;
  • Planifikimin e angazhimeve te stafit akademik për mbajtjen e ligjëratave dhe ushtrimeve.

 

Realizimi i programit monitorohet:

  • Në nivel fakulteti nga dekani, prodekani për mësim  dhe koordinatori i cilësisë;
  • Në nivel departamenti nga përgjegjësi i departamentit;
  • Në nivel institucional nga zyrat qendrore të UP-së për cilësi dhe zhvillim akademik.

Mbështetja administrative dhe infrastruktura

Programi mbështetet nga:

  • Zyra e shërbimit te studenteve, e cila  menaxhon dokumentacionin, regjistrimet, procesverbalet e provimeve dhe komunikimin me studentët;
  • SEMS (sistemi elektronik i menaxhimit të studentëve), për regjistrimin e lëndëve, notave, evidencave akademike dhe komunikimin zyrtar;
  • Hapësirat mësimore, laboratorët, biblioteka, njësitë tjera teknike dhe stafi mbështetës.

Ky sistem i integruar administrativ siguron ruajtjen, qasjen dhe transparencën e të dhënave akademike.

Sigurimi i cilësisë në administrimin e programit

Administrimi i programit është i lidhur ngushtë me:

  • vlerësimin periodik të stafit akademik dhe mbështetës;
  • pyetësorët e studentëve;
  • analizat e kalueshmërisë dhe ecurisë së studimeve;
  • raportet vjetore akademike;
  • rishikimin e kurrikulës sipas standardeve të akreditimit dhe nevojave të tregut të punës.

 

Bashkëpunimi me industrinë dhe institucionet publike

Përmirësimi i vazhdueshëm dhe zhvillimi  programit Komunikacion dhe Transport, mbështetet ne lidhe dhe bashkëpunim te ngushte me industrinë. Në Fakultetit te Inxhinierise Mekanike është funksionalizuar trupa këshillëdhënëse e cila përveç përfaqësueseve të industrisë përshinë në strukturë edhe përfaqësim të studentëve dhe alumnit.

Përveç procesit të rishikimit dhe zhvillimit të programit, kjo na ndihmon edhe ne:

  • Krijimin dhe forcimin e marrëdhënieve me institucionet e transportit rrugor, ajror, hekurudhor dhe logjistik;
  • Organizimin e praktikave profesionale dhe vizitave studimore;
  • Përfshirjen e ekspertëve të industrisë në aktivitete mësimore ose këshilluese.

Ky bashkëpunim siguron që programi të mbetet i orientuar drejt kërkesave reale të tregut te punës.

Përfaqësimi i studentëve  në administrim të programit

Studentët marrin pjesë në administrimin e programit përmes:

  • Këshillit Studentor të Fakultetit;
  • Përfaqësuesve të studentëve në komisionin e studimeve;
  • Përfaqësuesve të studentëve në Këshillin e Fakultetit;
  • Pjesëmarrjes në komisionet e sigurimit të cilësisë;

Ky përfaqësim siguron që zëri i studentëve të jetë pjesë e proceseve vendimmarrëse.

 

PROCEDURAT E VLERËSIMIT NË KUADER TË PROGRAMIT

Procedurat e vlerësimit në kuadër të programit  janë të harmonizuara me politikat institucionale dhe rregulloret përkatëse (Rregullorja e përgjithshme për vlerësimin e performancës së studentëve)

të Universitetit të Prishtinës dhe me standardet e përcaktuara nga Manuali i Akreditimit në Kosovë. Ato sigurojnë vlerësim të drejtë, transparent, objektiv dhe të vazhdueshëm të performancës së studentëve.

Parimet e përgjithshme të vlerësimit

Në nivel programi, mekanizmat e vlerësimit janë të përcaktuara qartë për çdo lëndë përmes syllabusit përkatës, i cili publikohet në sistemin elektronik SEMS në fillim të çdo semestri dhe u ofron studentëve qasje të menjëhershme në mënyrën e vlerësimit

Këto mekanizma janë të dizajnuara për të reflektuar format e të nxënit, rezultatet e pritura të të nxënit dhe ngarkesën e studentit.

Standardi institucional kërkon që vlerësimi të realizohet në mënyrë të drejtë dhe objektive, të jetë i konsistent në kohë dhe i krahasueshëm ndërmjet lëndëve të programit.

Format dhe komponentët e vlerësimit

Metodat e vlerësimit përfshijnë kombinim të vlerësimeve formuese dhe përmbledhëse, të cilat zakonisht përfshijnë:

  • Vlerësimin e vazhdueshëm (sipas rregullores për vlerësimin e performances së studenteve)
  • vijueshmërinë në ligjërata dhe ushtrime (p.sh., 5%)
  • interaktivitetin dhe angazhimin gjatë orës (p.sh., 5-15%)
  • testimet e vazhdueshme gjatë semestrit, zakonisht dy kolokiume (deri në 70-90%)
  • detyrat e pavarura, prezantimet, projektet dhe punët praktike (variabël sipas lëndës)
  • testin final nëse studenti nuk e kalon lëndën me testimet e vazhdueshme.

Ky kombinim i mundëson studentit të demonstrojë kompetencat përmes shumë formave të vlerësimit.

Transparenca dhe informimi i studentëve

Studentët njoftohen ne fillim te cdo semestri  për kriteret e vlerësimit, metodat e mësim nxënies,  mënyrat e testimit dhe peshat e secilës komponentë. Syllabuset e lendeve ne kuadër te programit vendosen në SEMS në fillim të vitit akademik dhe profesorët i sqarojnë të gjitha detajet gjatë orëve të para të mësimit.

Po ashtu, studentët marrin feedback të menjëhershëm dhe të rregullt lidhur me performancën e tyre, në përputhje me Standardin 5.4

Regjistrimi, arkivimi dhe certifikimi i rezultateve të vlerësimit

Rezultatet e provimeve, testeve dhe vlerësimeve të tjera regjistrohen dhe ruhen në sistemin zyrtar SEMS. Ky sistem shërben si mekanizëm zyrtar për certifikimin e rezultateve dhe ruajtjen e tyre afatgjatë, siç kërkohet nga standardet e akreditimit.

Rezultatet ruhen edhe në formë fizike në fakultet për nevoja të auditimit të brendshëm, të profesorëve, administratës dhe menaxhmentit.

Objektiviteti, validiteti dhe besueshmëria e vlerësimit

Programi zbaton mekanizma të cilët sigurojnë se vlerësimet janë:

  • të validuara me rezultatet e të nxënit,
  • të standardizuara sipas syllabusit,
  • të krahasueshme ndërmjet lëndëve,
  • të konsistente me praktikat e programeve të tjera në institucion,

 

Kriteret e Vlerësimit

Të gjitha njësitë akademike të Universitetit të Prishtinës, në zbatim të statutit,  aplikojnë  shkallën e mëposhtme të notimit për të vlerësuar arritjet e studentëve:

  • 10 dhe 9 – Shkëlqyeshëm
  • 8 – Shumë mirë
  • 7 – Mirë
  • 6 – Mjaftueshëm
  • 5 – Pamjaftueshëm

Studenti e përfundon me sukses një lëndë kur arrin së paku notën 6 (Mjaftueshëm).

Shpërndarja e saktë e pikëve ndërmjet këtyre komponentëve përcaktohet në syllabus-in e secilës lëndë, por të gjitha lëndët ndjekin të njëjtën shkallë notimi të Universitetit të paraqitur më sipër.

 

Planprogrami BSC_Komunikacion dhe Transport