Termoenergjetike dhe Energji të Ripërtëritshme

Informacione bazë për programin Master në “Termoenergjetike dhe Energji të Ripërtëritshme”

Emri i programit të studimit

Termoenergjetike dhe Energji të Ripërtëritshme

KKK Niveli

(me shkurtesat BA, MA, PhD,  program doktorate, kurs universitar, certifikatë apo diplomë profesionale)

MSc (Master)

Grada akademike dhe emërtimi i diplomës në formë të plotë dhe të shkurtuar

Master i Inxhinierisë Mekanike,

Termoenergjetikë dhe Energjia e Ripërtëritshme

Fusha  e  studimit  sipas  Erasmus  Subject Area Codes (ESAC)

06.1. Mechanical Engineering

06.9. Others Engineering, Technology

04.5. Industrial Relations and Personnel Management

Profilet e programit akademik

1. Termoenergjetika dhe Termoteknika

2. Sistemet e Energjisë së Ripërtëritshme

Kohëzgjatja minimale e studimit

2 vjet

Forma e studimit (e rregullt, pa shkëputje nga puna, studim në distancë etj.)

E rregullt

Numri i ECTS kredive (total dhe për vit)

120 ECTS

Akreditim/Riakreditim

Akredituar

Bartësit e programit

  1. Prof. Dr. Naser Sahiti
  2. Prof. Ass. Drilon Meha
  3. Prof. Ass. Bukurije Hoxha

Kuota maksimale (studentë për vit akademik)

30

Numri i studentëve të regjistruar

  • Viti 2022: 25 studentë
  • Viti 2023: 20 studentë
  • Viti 2024: 24 studentë

Numri i studentëve të ç’regjistruar

  • Viti 2022: 2 studentë
  • Viti 2023: 4 studentë
  • Viti 2024: 4 studentë
  • Viti 2025: 4 studentë

Norma e kalueshmërisë

TT & SER

  • Viti 2023: Kalueshmëria 100%
  • Viti 2024: Kalueshmëria 100%

  Procedurat e vlerësimit

 

Vlerësimi përfundimtar i studentit

  • Deri në 10 pikë nëpërmjet aktiviteteve si seminare, projekte,
  • vijueshmëri dhe intereaktivitet
  • Deri në 20 pikë në kollokviumin e parë (pjesa teorike)
  • Deri në 20 pikë në kollokviumin e dytë (pjesa teorike)
  • Deri në 50 pikë në provimin final (me shkrim) përkatësisht deri në 80 pikë (me gojë dhe me shkrim për studentët të cilët nuk i kanë fituar së paku 50 % të pikëve në çdonjërin prej aktiviteteve nën b dhe c) Kalueshmëria: së paku 50% e pikëve nga çdonjëri prej aktiviteteve nën b-d.

Vlerësimi në provim

Provimit i nënshtrohen studentët të cilët nuk kanë arritur numër të mjaftueshëm të pikëve gjatë vlerësimit të vazhdueshëm. Provimi organizohet nga pjesa e detyrave dhe pjesa teorike. Kalueshmëria së paku 50 % e pikëve në të dy pjesët e provimit

Kriteret e notimit:

  • Deri 49 pikë – 5 (fail) (F)
  • 50 deri 60 pikë – 6 (E)
  • 61 deri 70 pikë – 7 (D)
  • 71 deri 80 pikë – 8 (C)
  • 81 deri 90 pikë – 9 (B)
  • 91 deri 100 pikë – 10 (A)

Mundësitë e larmishme të mësimnxënies

Mundësitë e mësimnxënies variojnë varësisht nga specifikat e lëndëve, ato mund të përfshijnë: Ligjërata, ushtrime me detyra dhe shembuj konkret, ushtrime laboratorike, punime seminarike, teste, diskutime, vizita studimore, përdorim i platformave digjitale, etj.

Të drejtat dhe përgjegjësitë e studentëve

Sipas Statutitt ë UP-së, Neni 102, Të drejtat e studentëve janë:

1. Studentët që janë të pranuar në universitet kanë të drejtë:

  • 1.1. Të marrin pjesë në të gjitha ligjëratat, seminaret dhe në mësimet e organizuara në lëndët e programit të zgjedhur të studimit sipas mbarëvajtjes së studimeve;
  • 1.2. Të shfrytëzojnë bibliotekat universitare dhe shërbimet tjera për studentë:
  • 1.3. Të marrin pjesë në zgjedhjet për përfaqësuesit studentë në organet universitare.
  • 1.4. Studentët kanë të drejtë të ankohen lidhur me cilësinë e procesit të mësimdhënies ose për infrastrukturën e universitetit;
  • 1.5. Ofrojnë vlerësimin e tyre për cilësinë e studimeve dhe shërbimeve për sistem të ndërtuar nga universiteti për këtë qëllim.

Sipas Nenit 103 në Statutin e UP-së, Përgjegjësitë e studentëve janë:

1. Studentët që janë të pranuar në universitet kanë obligim:

  • 1.1. T'i respektojnë rregulloret e lëshuara nga universiteti;
  • 1.2. T'i respektojnë të drejtat e personelit dhe të studentëve të tjerë;
  • 1.3. Të vijojnë ligjëratat në pajtim me rregullat e programit specifik të studimeve;
  • 1.4. Të respektojnë rregullat e kodit etik;
  • 1.5. Të paguajnë pagesa dhe tarifa që janë të caktuara.

Të drejtat dhe përgjegjësitë janë të rregulluara edhe me: Kodin e Etikës, Rregulloren e Studimeve, Udhëzimet e Zyrës për Çështje Studentore.

Taksat e studimit

Në bazë të vendimit të Qeverisë së  Republikës së Kosovës, studimet janë pa pagesë. Por, në rast të përsëritjes së vitit pagesa është 50.00€ për vit studimi. Ndërsa, për studentë ndërkombëtarë çmimi është 50.00€ për vit studimi.

Rrjetet sociale