|
Emri i programit të studimit
|
Prodhimtari dhe Inxhinieri Industriale
|
|
KKK Niveli
(me shkurtesat BA, MA, PhD, program doktorate, kurs universitar, certifikatë apo diplomë profesionale)
|
BSc (Bachelor)
|
|
Grada akademike dhe emërtimi i diplomës në formë të plotë dhe të shkurtuar
|
Bachelor i Inxhinierisë Mekanike,
Programi: Prodhimtari dhe Inxhinieri Industriale
|
|
Fusha e studimit sipas Erasmus Subject Area Codes (ESAC)
|
06.1 Mechanical Engineering
06.6 Manufacturing Sciences (including CAD, CAM, CAE)
|
|
Profilet e programit akademik
|
/
|
|
Kohëzgjatja minimale e studimit
|
3 vjet
|
|
Forma e studimit (e rregullt, pa shkëputje nga puna, studim në distancë etj.)
|
E rregullt
|
|
Numri i ECTS kredive (total dhe për vit)
|
180 ECTS
|
|
Akreditim/Riakreditim
|
Akrediuar
|
|
Bartësit e programit
|
- Prof. Mirlind Bruçi
- Prof. asoc. Afrim Gjelaj
- Prof. asst. Shkelzen Shabani
|
|
Kuota maksimale (studentë për vit akademik)
|
50
|
|
Numri i studentëve të regjistruar
|
- Viti 2022: 20 studentë
- Viti 2023: 22 studentë
- Viti 2024: 33 studentë
- Viti 2025: 16 studentë
|
|
Numri i studentëve të ç’regjistruar
|
- Viti 2022: 0 studentë
- Viti 2023: 9 studentë
- Viti 2024: 8 studentë
- Viti 2025: 7 studentë
|
|
Normat e kalueshmërisë së programit
|
- Viti 2023: Kalueshmëria 41.91%
- Viti 2024: Kalueshmëria 56.6%
- Viti 2025: Kalueshmëria 64.04%
|
|
Procedurat e vlerësimit
|
Metodat e vlerësimit përcaktohen në syllabus-in e secilës lëndë, në përputhje me kërkesat dhe natyrën e Programit të Studimit, si dhe me rregulloret e Universitetit të Prishtinës. Studentët vlerësohen përmes vlerësimit të vazhdueshëm gjatë semestrit, si dhe përmes afateve të rregullta të provimeve: Janar, Qershor dhe Shtator të secilit vit akademik.
Kriteret e notimit:
- Deri 49 pikë – 5 (fail) (F)
- 50 deri 60 pikë – 6 (E)
- 61 deri 70 pikë – 7 (D)
- 71 deri 80 pikë – 8 (C)
- 81 deri 90 pikë – 9 (B)
- 91 deri 100 pikë – 10 (A)
|
|
Mundësitë e larmishme të mësimnxënies
|
Mundësitë e mësimnxënies variojnë varësisht nga specifikat e lëndëve, ato mund të përfshijnë: Ligjërata, ushtrime numerike dhe shembuj konkret, ushtrime laboratorike, punime seminarike, teste, diskutime, vizita studimore, përdorim i platformave digjitale, etj.
|
|
Të drejtat dhe përgjegjësitë e studentëve
|
Sipas Statutitt ë UP-së, Neni 102, Të drejtat e studentëve janë:
1. Studentët që janë të pranuar në universitet kanë të drejtë:
1.1. Të marrin pjesë në të gjitha ligjëratat, seminaret dhe në mësimet e organizuara në lëndët e programit të zgjedhur të studimit sipas mbarëvajtjes së studimeve;
1.2. Të shfrytëzojnë bibliotekat universitare dhe shërbimet tjera për studentë:
1.3. Të marrin pjesë në zgjedhjet për përfaqësuesit studentë në organet universitare.
1.4. Studentët kanë të drejtë të ankohen lidhur me cilësinë e procesit të mësimdhënies ose për infrastrukturën e universitetit;
1.5. Ofrojnë vlerësimin e tyre për cilësinë e studimeve dhe shërbimeve për sistem të ndërtuar nga universiteti për këtë qëllim.
Sipas Nenit 103 në Statutin e UP-së, Përgjegjësitë e studentëve janë:
1. Studentët që janë të pranuar në universitet kanë obligim:
1.1.T'i respektojnë rregulloret e lëshuara nga universiteti;
1.2. T'i respektojnë të drejtat e personelit dhe të studentëve të tjerë;
1.3. Të vijojnë ligjëratat në pajtim me rregullat e programit specifik të studimeve;
1.4. Të respektojnë rregullat e kodit etik;
1.5. Të paguajnë pagesa dhe tarifa që janë të caktuara.
Të drejtat dhe përgjegjësitë janë të rregulluara edhe me: Kodin e Etikës, Rregulloren e Studimeve, Udhëzimet e Zyrës për Çështje Studentore.
|
|
Taksat e studimit
|
Në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, studimet janë pa pagesë. Por, në rast të përsëritjes së vitit pagesa është 50.00€ për vit studimi. Ndërsa, për studentë ndërkombëtarë çmimi është 50.00€ për vit studimi.
|
|
Rrjetet sociale
|

|