📣 FORUM MËSIMI NGA MYELIN OPS / Afati i fundit për aplikim: 1 Mars 2024

26 Shkurt 2024
SHARE

Të nderuar studentë,

Ju njoftojmë se Qendra për Zhvillim të Karrierës në bashkëpunim me MYELIN OPS do të organizojnë forume mësimi për studentët dhe të diplomuarit e të gjitha Fakulteteve të Universitetit të Prishtinës.

Qëllimi i këtij aktiviteti është që studentët, të përfitojnë më shumë njohuri rreth Inteligjencës emocionale dhe si ajo na shërben në jetë të përditshme dhe në punë pavarësisht profesionit. Gjithashtu kulturën organizative, përfshirë sit ë identifikohet dhe krijohet kultura që i shërben rritjes profesionale brenda organizatave. Feedback-u 360 shkallë gjithashtu do të jetë temë e cila do të shqyrtojë rëndësinë e feedback-ut, mënyrat e dhënjës së feedback-ut dhe zhvillimi personal përmes feedback-ut.

Punëtoritë për zhvillimin e aftësive të buta:

 
Moduli I

Sesioni I: Intelegjenca emocionale; ( Datë: 5 Mars 2024 / Ora: 11:00 – 12:00 );

Konfirmo pjesëmarrjen në këtë link: https://forms.gle/fFsWPdep46dq5ag56

 

Sesioni II: Kultura organizative; ( Datë: 6 Mars 2024 / Ora: 11:00 – 12:00 );

Konfirmo pjesëmarrjen në këtë link: https://forms.gle/fFsWPdep46dq5ag56

 

Sesioni III: Feedbak-u 360; ( Datë: 7 Mars  2024 / Ora: 11:00 – 12:00 )

Konfirmo pjesëmarrjen në këtë link: https://forms.gle/fFsWPdep46dq5ag56

 

Vendi: Qendra për Zhvillim të Karrierës “ Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina “
Adresa: Biblioteka Kombëtare e Kosovës “ Pjetër Bogdani “, Kati I, 10.000, Prishtinë, Kosovë

 

TRAJNERE: 
Znj.  Arnisa Aliqkaj Berisha nga MYELIN OPS

***

Ejani të kuptoni në praktikë zhvillimin e kompetencave  dhe shkathtesive të tjera për një punësim më të lehtë.


Afati i fundit për aplikim: 1 Mars 2024


Ju mirëpresim!