Sot, më 1 tetor 2024, Dekani i ri i Fakultetit, Prof. Dr. Mirlind Bruçi, së bashku me ekipin e prodekanëve, morën zyrtarisht detyrën e re në një ceremoni të mbajtur në ambientet e fakultetit. Me këtë rast, Dekani Bruçi shprehu falënderimet e tij për besimin e dhënë dhe shpalosi vizionin për të ardhmen e fakultetit, duke theksuar rëndësinë e inovacionit në proceset akademike dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Në fjalën e tij, Dekani theksoi se ekipi i ri do të fokusohet në zhvillimin e strategjive për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, si dhe në krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik. Prodekanët, Prof.Asoc.Dr. Xhevahir Bajrami, Prof.Ass.Dr. Arlinda Alimehaj Rrecaj dhe Prof.Ass.Dr. Bukurije Hoxha të cilët gjithashtu morën detyrën, do të luajnë një rol kyç në zbatimin e këtyre strategjive dhe në mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm të fakultetit.
Kjo ditë shënon fillimin e një kapitulli të ri për fakultetin, ku përkushtimi ndaj përparimit akademik dhe inovacionit do të jetë në qendër të çdo iniciative.