Thirrje për mbështetje financiare të studentëve të cilët i përkasin kategorisë së personave me aftësi të kufizuara

11 Korrik 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës ka hapur thirrjen për aplikim për mbështetje financiare për studentët, të cilët i përkasin kategorisë së personave me aftësi të kufizuara.

Mbështetja do të jetë në lartësi deri në 450,00 euro, varësisht numrit të përfituesve dhe buxhetit të miratuar nga Këshilli Drejtues.

Për kriteret dhe procedurën e aplikimit, kliko thirrjen e plotë KËTU.

Afati për aplikim është i hapur deri më datë 18 korrik 2023, në ora 16:00.