MUNDËSI PUNËSIMI
INXHINIER-E / PROJEKT MENAXHER-E
Përshkrimi i punës, detyrat dhe përgjithësitë kryesore:
- Përgatitë projektet, ofertat kalkulimet e sistemeve bashkohore të ngrohjes, ftohjes, ventilimit dhe klimatizimit (HVAC)
- Menaxhon projektet e kontraktuara
- Përgjegjës për zbatueshmërinë e instalimeve sipas projektit
- Kontrollon dhe monitoron punët nga fillimi deri në përfundim
- Raporton për ecurinë dhe fazat e realizimit të projektit
- Mbanë evidencën e raportit të punëve ditore dhe evidencën e zbatueshmërisë së projekteve në vendpunishte.
Kriteret e punësimit:
- Diploma Bachelor/Master nga Fakulteti I Inxhinierisë Mekanike – Drejtimi Termoteknologji dhe Termoteknikë.
- Njohja e gjuhës Angleze.
- Njohja e mire e programeve Ms. Office, AutoCad dhe programeve të ngjashme që përdoren në këtë lëmi.
- Njohja e mire e projektimeve të sistemeve bashkohore të ngrohjes, ftohjes, ventilimit dhe klimatizimit (HVAC).
- Aftësi interpersonale.
- I gatshëm për punë nën presion.
- Patent shofer kategoria B.
Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV dhe dokumentet tjera që vërtetojnë kualifikimet në e-mailin [email protected] .