Ftohen studentët e Universitetit të Prishtinës për të marrë pjesë në sesionin informues për programin e punës praktike “KOSOVO GENERATION UNLIMITED” i cili do të mbështesë 10,000 te rinj të moshës 16-24 vjeç, shtetas të Republikës së Kosovës.
Përmes bashkëpunimit në mes të institucioneve qeveritare, partnerëve zhvillimorë, akterëve e sektorit privat, dhe organizatave e shoqërisë civile K-GenU fuqizon dhe angazhohet me të rinjtë duke i lidhur ata me mundësi për të përmirësuar apo lehtësuar kalimin e tyre nga shkolla në punë, përmes programit të punës praktike.
Ky program shoqërohet me trajnime për zhvillimin e aftësive dhe mentorim për të lehtësuar pervojën e të rinjve në tregun e punës.
Përmes bashkëpunimit në mes të institucioneve qeveritare, partnerëve zhvillimorë, akterëve të sektorit privat, dhe organizatave e shoqërisë civile, K-GenU fuqizon dhe angazhohet me të rinjtë duke i lidhur ata me mundësi për të përmirësuar apo lehtësuar kalimin e tyre nga shkolla në punë.
Sesioni informues mbahet në Amfiteatrin e madh, Biblioteka Kombëtare e Kosovës "Pjetër Bogdani" me datë 16 Nëntor 2022, e Mërkurë, ora: 11:00-12:00