Çmimi „Hasan Prishtina” u nda për studentët e dalluar në përvjetorin e protestës së ’97-ës

01 Tetor 2025
SHARE

Në kuadër të “Ditës së Studentëve”, të organizuar nga Parlamenti Studentor, për herë të parë iu nda studentëve të dalluar Çmimi „Hasan Prishtina”.

Mes fituesve ishin edhe studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike (FIM):

  • Elsa Kqiku, studente në nivelin Baçelor të programit Prodhimtari dhe Inxhinieri Industriale,

  • Flamur Sejdiu, student i nivelit Master në programin Dizajn Inxhinierik dhe Automjete.

Çmimin „Hasan Prishtina” për studentët e dalluar të Universitetit të Prishtinës e ndanë së bashku rektori i UP-së, prof. Arben Hajrullahu, dhe prorektorja për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik, prof. Rozafa Basha.

Urime për këtë arritje të çmuar, me dëshirën për suksese të mëtejshme në rrugëtimin akademik dhe profesional!