Në kuadër të projektit Erasmus+ për shkëmbime akademike, sot në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike (FIM) ka arritur profesori Bojan Durin nga Universiteti North i Kroacisë.
Gjatë vizitës së tij zyrtare, profesori Durin ngrohtësisht u prit nga dekanin e fakultetit, Prof. Mirlind Bruci, si dhe profesorët Shpetim Lajqi dhe Arlinda Alimehaj Rrecaj.
Profesori Bojan Durin, me një bagazh të pasur shkencor në fushën e inxhinierisë së hidrologjisë dhe faciliteteve hidroteknike, gjatë qëndrimit të tij në FIM do të mbajë një prezantim para studentëve, ku do të ndajë përvojën e tij akademike dhe kërkimore në Kroaci. Ky prezantim paraqet një mundësi të vyer për studentët tanë që të njihen me perspektiva të reja shkencore, si dhe të pasurojnë njohuritë e tyre në një fushë kyçe të inxhinierisë.
Bashkëpunime të tilla ndëruniversitare, të mundësuara nga programi Erasmus+, kanë një rëndësi të veçantë për zhvillimin akademik dhe shkencor të studentëve dhe stafit të fakultetit. Ato nxisin shkëmbimin e përvojave, ideve dhe praktikave bashkëkohore, duke ndihmuar në forcimin e kapaciteteve kërkimore dhe mësimore të institucioneve pjesëmarrëse.
Ky bashkëpunim është një dëshmi e përkushtimit të FIM për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe avancimin e cilësisë së studimeve përmes partneriteteve strategjike me universitete prestigjioze evropiane