Sot, dekani Mirlind Bruçi, së bashku me prodekanët Arlinda Alimehaj Rrecaj dhe Xhevahir Bajrami, pritën në një takim përfaqësuesit e kompanisë Mokne, drejtorin e shitjes Rrezart Sadiku dhe drejtorin financiar Engjëll Ujkani. Në këtë takim, me dakordimin e dy palëve, u arrit marrëveshja ndërmjet dy institucioneve, e cila pritet të zyrtarizohet së shpejti.
Kjo marrëveshje kishte për fokus shqyrtimin e mundësive për bashkëpunim në krijimin e hapësirave për praktika dhe punësim, përsosjen e aftësive profesionale të studentëve dhe të diplomuarve të FIM. Pjesë e marrëveshjes janë gjithashtu angazhimi në hulumtime dhe projekte të përbashkëta shkencore, vendore dhe ndërkombëtare, si dhe mbështetje financiare për aktivitete dhe evente akademike në FIM.
Mokne, si një fabrikë moderne dhe e jashtëzakonshme, operon direkt nga malet e mrekullueshme të Moknes dhe ka sjellë një frymë të re në zone duke qenë simbol i rritjes ekonomike vendore dhe një lider në krijimin e mundësive të reja për të rinjtë.