Dekani i FIM, profesor Mirlind Bruçi së bashku me prodekanin Xhevahir Bajrami, pritën sot drejtuesin e kompanisë Esarom Kosova, sipërmarrësin Banush Pacolli.
Në këtë takim, të dy palët shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, ku përfitues në rend të parë, do të jenë studentët përmes angazhimit në praktika me pagesë ku këto iniciativa sigurojnë një bashkëpunim që krijojnë një urë të fortë mes akademisë dhe industrisë, duke e bërë përgatitjen e studentëve më të plotë dhe të orientuar drejt kërkesave të tregut të punës. Kompania në fjalë njihet për prodhim në industrinë ushqimore, industri të drurit dhe për komponentë për pastrimin në industrinë e prodhimit.