FIM nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Toka Management (Rail Track Maintenance Training Center)

03 Mars 2025
SHARE

Më 3 mars 2025, Dekani i FIM, Profesor Mirlind Bruçi, së bashku me Prodekanen për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Lidhje me Industrinë, Prof. Arlinda Alimehaj Rrecaj, pritën në takim drejtuesen e kompanisë Toka Management, Viola Ajdini. Gjatë këtij takimi, FIM nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Toka, e cila është një ofrues i pavarur trajnimesh dhe vlerësimi në sektorin hekurudhor. Toka do të ofrojë një mjedis unik trajnimi për Ballkanin, me fokus në ofrimin e trajnimeve teknike dhe kritike për sigurinë në industrinë hekurudhore. Ky bashkëpunim synon ofrimin e një game të gjerë kursesh dhe mundësish për zhvillimin e aftësive, duke siguruar një shkallë të lartë suksesi dhe përmbushjen e nevojave për avancimin profesional dhe akademik.

Një aspekt kyç i këtij bashkëpunimi është hapja e mundësive për mbështetje financiare për studentët e FIM, përmes ofrimit të bursave dhe mundësive praktike në kualifikimet akademike dhe profesionale. Po ashtu, do të punohet në zhvillimin e kompetencave si në disiplinat ekzistuese, ashtu edhe në ato të reja profesionale, duke kontribuar në forcimin e sektorit të inxhinierisë hekurudhore dhe përgatitjen e studentëve për tregun e punës. Ky bashkëpunim do të sigurojë mundësi për zhvillim të vazhdueshëm profesional për studentët, përmes bursave dhe granteve financiare që mbështesin realizimin e njohurive dhe aftësive të nevojshme për sukses.