FIM zhvillon takim me zyrtarë të Policisë së Kosovës

18 Shkurt 2025
SHARE

Sot, në zyrën e tij, dekani i Fakultetit të Inxhinierisë dhe Menaxhmentit (FIM), profesor Mirlind Bruçi, së bashku me menaxhmentin e tij, zhvilluan një takim konstruktiv dhe zyrtar me zyrtarët policor të Stacionit "Jugu" të Prishtinës.

Gjatë këtij takimi, zyrtarët Policor të Republikës së Kosovës, Flakron Bunjaku dhe Muharrem Berisha dhe dekani Bruçi, diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional, me fokus në forcimin e lidhjeve dhe koordinimit mes institucioneve të ndryshme për përmirësimin e sigurisë dhe menaxhimit të çështjeve relevante në nivelin lokal dhe kombëtar.