Sindikata e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike organizoi një ngjarje të veçantë me rastin e pensionimit të z. Mexhait Ristemi, laborant pranë laboratorit të këtij fakulteti. Në këtë ngjarje, që u zhvillua në sallën e konferencave, u nderua kontributi i jashtëzakonshëm i z. Ristemi për vitet e punës dhe dedikimin e tij të paçmuar.
Z. Ristemi ka qenë një figurë e respektuar jo vetëm nga stafi administrativ, por edhe nga ai akademik. Vlerësimi për të është theksuar për përkushtimin dhe gatishmërinë e tij të pakursyer për bashkëpunim, si dhe për sjelljet e tij të shkëlqyera ndërkolegiale dhe njerëzore. Ai ka lënë një gjurmë të thellë në ambientin e punës dhe ka ndihmuar në zhvillimin e mjedisit akademik dhe profesional të fakultetit.
Me rastin e pensionimit të tij, dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike ka shprehur mirënjohjen për punën e tij të jashtëzakonshme gjatë gjithë karrierës dhe i ka dhuruar një dhuratë simbolike. Po ashtu, një tjetër mirënjohje i është dhënë nga kolegu, Rifat Krasniqi, përfaqësues i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës. Kjo ngjarje ishte një reflektim i dashamirësisë dhe vlerësimit të jashtëzakonshëm që z. Ristemi ka merituar gjatë gjithë karrierës së tij