Ftojmë gjithë stafin akademik, atë administrativ, studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, si dhe të gjithë të interesuarit, të marrin pjesë në koktejin solemn që organizohet nga Sindikata e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, me rastin e pensionimit të z. Mexhait Ristemi, laborant pranë laboratorit të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike. Ngjarja do të zhvillohet më 16.01.2025 (ditë e enjte), në Sallën e Konferencave, në Qendrën e Inovacionit, duke filluar nga ora 11:00.
I urojmë z. Mexhait shëndet dhe suksese!