FIM ka zyrtarizuar bashkëpunimin me kompaninë Enrad

20 Dhjetor 2024
SHARE

Pas vitizitës që patën më 10 Dhjetor të këtij viti, Dekani i FIM-it, së bashku me ekipin e menaxhmentit të fakultetit në fabrikën Enrad me seli në Gjilan, është realizuar zyrtarizmi i bashkëpunimit në mes të palëve të lartpërmendura përmes së cilit janë dhënë zotime në përmbushjen e veprimeve si në vijim:

  • Ofrimi i praktikave profesionale dhe shkencore për nevojat studentëve,
  • Përfitime të bursave për studentë,
  • Bashkëpunimi në kryerjen e kërkimeve, shkëmbimin e të dhënave me qëllim të nxjerrjes së publikimeve të përbashkëta profesionale dhe shkencore, si:
  • Shkëmbimi i hapësirave, infrastrukturës dhe pajisjeve laboratorike të FIM për evenimente dhe tjera dhe projekte të përbashkëta,
  • Angazhim në certifikimin e produkteve dhe pranueshmërisë së pajisjeve në vend dhe fabrika .
  • Shtypja e numrave serik nga studentët, etj.