Industria e reciklimit dhe qendrueshmëria mjedisore vend kyç në kuadër të bashkëpunimit të FIM me industrinë-Memorandumeve të FIM i shtohet edhe ajo me kompaninë FRONT

16 Dhjetor 2024
SHARE

Sot më datë 16 Dhjetor 2024, dekani i FIM-it, Mirlind Bruçi, në zyrën e tij, në prani të prodekanëve Arlinda Alimehaj Rrecaj dhe Xhevahir Bajrami, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kompaninë FRONT e cila është një kompani lidere në tregun e Kosovës dhe Shqipërisë, e cila ofron materiale dhe shërbime ekskluzive për enterier të jashtëm dhe të brendshëm.

Përveç mundësisë së angazhimit të studentëve në praktikë me pagesë, në kompaninë në fjalë, me qëllim të zhvillimit të aftësive praktike e profesionale të tyre, si dhe sigurimit të financimit të aktiviteteve dhe organizimeve e konferencave të përbashkëta, në kuadër të marrëveshjes, të dy palët, si FIM po ashtu edhe FRONT janë zotuar në përfshirje të përbashkët me studentë në projektet inovative që kanë në përmbajtje vepra unike me materiale të reciklueshme.

Fokusi i projekteve do të jetë koncepti e riciklimit që përfshin rikuperimin e energjisë nga materialet e mbeturinave, përmes së cilit promovohet qëndrueshmëria mjedisore sipas standardeve për mbetje plastike dhe kompakte për kontrollin e menaxhimit mjedisor të praktikës së riciklimit.