Më 10 Dhjetor të këtij viti, Dekani i FIM-it, së bashku me ekipin e menaxhmentit të fakultetit ka vizituar fabrikën Enrad me seli në Gjilan. Kjo kompani është një nga prodhuesit kryesorë të radiatorëve panel dhe gypor në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit. E njohur si Jugoterm, fabrika e radiatorëve ka afro 40 vite përvojë. ENRAD tani është pjesë e Engroup dhe që nga privatizimi i saj, fabrika është modernizuar dhe ka zgjeruar linjën e saj të prodhimit në një kapacitet vjetor prej 1,000,000 m të radiatorëve panel.
Në këtë takim u përafruan pikat kyçe të një bashkëpunimi që do të ndodhë në ditët në vijim në mes të dy institucioneve. Ndër pikat të cilat ishin me interes që u diskutuan në këtë takim përfshijnë:
-Ofrimi i praktikave profesionale dhe shkencore për nevojat studentëve,
-Përfitime të bursave për studentë,
-Bashkëpunimi në kryerjen e kërkimeve, shkëmbimin e të dhënave me qëllim të nxjerrjes së publikimeve të përbashkëta profesionale dhe shkencore, si:
- Shkëmbimi i hapësirave, infrastrukturës dhe pajisjeve laboratorike të FIM për evenimente dhe tjera dhe projekte të përbashkëta,
-Angazhim në certifikimin e produkteve dhe pranueshmërisë së pajisjeve në vend dhe fabrika .
-Shtypja e numrave serik nga studentët, etj.