Takim pune me Rektorin e Universitetit Politeknik dhe Dekanin e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Tiranë

05 Dhjetor 2024
SHARE

Dekani i FIM-së Prof.Dr. Mirlind Bruçi takim pune me Rektorin e Universitetit Politeknik të Tiranës Prof.Dr.Akli Fundo dhe Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të UPT Prof.Dr. Genti Guxho në Tiranë.

Takimi ynë ishte në vazhdën e vizitave dhe bashkëpunimit, gjatë të së cilit u diskutuan aktivitetet e ndryshme të përbashkëta, punën dhe rezultatet e arritura në Universitetet dhe Fakultetet respektive, projektet e ndryshme dhe bashkëpunimit akademik për shumë çështje të reja me interes të ndërsjellë.

Gjatë bashkëbisedimit u dakorduam që në të ardhmen të thellojmë bashkëpunimin për një  fushë të gjerë të mundësive si: shkëmbimeve ndërinstitucionale, ndarjen e resurseve laboratorike, përmirësimin e përmbajtjes akademike, rritjen e shkëmbimeve të stafit dhe studentëve, organizimin e konferencave shkencore të përbashkëta, shqyrtimin e mundësisë për një revistë shkencore të përbashkët, ngritjes së kapaciteteve të ndërsjella të kërkimit shkencor, aplikimit në projekte të ndryshme regjionale dhe ndërkombëtare dhe çështje tjera me interes.