Në FIM është mbajtur konferenca ndërkombëtare në fushën e transportit dhe komunikacionit “Ditët e Universitetit me PTV”

22 Nëntor 2024
SHARE

Në fillim të kësaj jave në FIM është mbajtur konferenca ndërkombëtare dy ditore në fushën e trasnportit dhe komunikacionit “ Ditët e Universitetit me PTV”, në partneritet dhe në mbështetje nga  kompania e njohur në fushën e modelimit në transport, PTV-Group. Universiteti i Prishtinës, gjegjësisht Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, këtë vit ka qenë i përzgjedhuri nga Universitetet e Ballkanit me të cilin kompania PTV-Group ka vendosur ta mbajë konferencëne përbashkët ndërkombëtare.

Krahas konferencës që u mbajt në sallën e konferenvcave në Qendrën e Inovacionit, kompania në fjalë u ka mbajtur studentëve të Departamentit të Komunikacionit dhe Transportit trajnim për përdorimin e softuerëve profesional Vissim dhe Vissum, ku më pas u janë lëshuar edhe certifikata.

Kjo konferencë mblodhi bashkë njerëz nga akademia dhe industria, si, profesorë e studentë të këtij fakulteti dhe jo vetëm,  zyrtarë institucional në fushën e planifikimit hapësinor, zyrtarë të autoriteteve qeverisëse dhe lokale dhe qendrore. Hapjen e konferencës me një fjalë rasti e bëri Dekani i këtij fakultetit prof. dr. Mirlind Bruçi, ku iu shprehu mirëseardhje të pranishmëve dhe prezantuesve të tematikave të Mobilitetit të Qëndrueshën. Profesorë ndërkombëtare nga mbarë bota, me ekspertizë në fushën e modelimit dhe simulimit në komunikacion ngjallën kërshëri dhe diskutime me prezantimet që kishin në aplikim modelet më bashkëkohore Vissim, Visum dhe Viswalk, për trajtimin e problematikave të planifikimit hapësinor dhe planeve të mobilitetit të qëndrueshëm urban  si; Menaxhimi i Trafikut në Kohë Reale, Inteligjenca Artificiale në Planet e Mobilitetit, Të Dhënat për Modelimin e Transportit Multimodal, etj.

Profesorët e FIM, Gëzim Hoxha, Arlinda Alimehaj Rrecaj, Ilir Doçi, Ramadan Duraku dhe Liridon Sejdiu i kontribuan konferencës me prezantimet me përdorimin e modeleve për zgjidhjen e problemeve të Mobilitetit i Qëndrueshëm Urban të cilat u më pas ndoqën me pyetje dhe diskutime nga studentët.