Projekti bilateral Kosovë – Shqipëri

20 Nëntor 2024
SHARE

Më datat 7 dhe 8 nëntor, në kuadër të projektit bilateral Kosovë-Shqipëri "Edukimi dhe Menaxhimi i Energjisë në Kampuset Universitare", pranë Fakultetit të Ekonomisë u organizuan disa workshop-e ndërmjet përfaqësuesve të Universitetit të Prishtinës-Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike (FIM) dhe Universitetit të Tiranës-Fakulteti i Ekonomisë. Ky projekt synon të përforcojë bashkëpunimin akademik në fushën e menaxhimit të energjisë dhe eficiencës energjetike, me fokus të veçantë në kampuset universitare.

Në këto takime morën pjesë përfaqësuesit nga pala shqiptare: Prof. Shyqyri Llaci, Ada Bici dhe Blanka Xhani, ndërsa pala jonë përfaqësohej nga: Prof. Ramë Likaj, Prof.Gëzim Hoxha, Prof.Blerina Bylybashi, Erjon Shala dhe Liridon Bytyçi si dhe menaxhmenti i FIM: Prof.Xhevahir Bajrami, Prof.Bukurije Hoxha dhe Fatlum Grisholli.

Gjatë punëtorive u prezantua analiza e matjes së eficiencës energjitike në Ndërtesën e Fakultetit Teknik, FIM në Universitetin e Prishtinës. Diskutimet u përqendruan në identifikimin e masave për optimizimin e përdorimit të energjisë së ripërtëritshme, duke përfshirë investime të mundshme dhe projekte të ndryshme që mund të zhvillohen në të ardhmen. Ky bashkëpunim synon të ndihmojë universitetet të përmirësojnë përdorimin e energjisë dhe të rrisin ndërgjegjësimin për qëndrueshmërinë energjetike nëpërmjet projekteve konkrete dhe bashkëpunimeve të reja.

Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të gjelbër për institucionet akademike dhe komunitetet që ato përfaqësojnë, duke krijuar një model të qëndrueshëm dhe të avancuar për menaxhimin e energjisë në kampuset universitare të Kosovës dhe Shqipërisë. Gjithashtu me menaxhmetin e FIM, u diskutua gatishmëria e dy institucioneve për projekte të përbashkëta dhe bashkëpunim në të ardhmen.