Në kuadër të zhvillimit të projektit për energjinë solare në fakultetet teknike, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike (FIM) dhe Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) kanë nisur implementimin e instalimit të paneleve solare për prodhimin e energjisë së rinovueshme. Ky projekt është mbështetur financiarisht nga organizata Ballkan Green Foundation, e cila jo vetëm që ka ndihmuar në financimin e kësaj nisme, por gjithashtu ka ofruar trajnime për studentët e FIM dhe FIEK.
Studentët kanë përfituar nga trajnimet praktike për dizajnimin e strukturave për panele solare, duke përdorur AutoCAD për të krijuar projekte të detajuara që përfshijnë konstruksione të qëndrueshme dhe efikase. Ky projekt jo vetëm që ofron energji të qëndrueshme për ambientet universitare, por gjithashtu krijon një mundësi të shkëlqyer për studentët që të zhvillojnë aftësitë e tyre në projekte të energjisë së rinovueshme, duke kontribuar në përgatitjen e tyre për tregun e punës në fushën e teknologjive të gjelbra dhe të energjisë së pastër. Falënderim i veçantë për Kompaninë Muqa Solar, që ka luajtur rrol të rëndësishëm në mbështetje të realizimit të këtij projekti.