Ceremonia e Ndarjes së Çmimit për Arritje Jetësore "Prof. Dr. Bashkim Baholli" për Prof. Dr. Shaban Buzën

12 Nëntor 2024
SHARE

Më 13 nëntor 2024, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, në sallën e konferencave – Qendra e Inovacionit, do të zhvillohet ceremonia solemne e ndarjes së çmimit për arritje jetësore “Prof. Dr. Bashkim Baholli” për Prof. Dr. Shaban Buzën, me rastin e pensionimit të tij në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.

Ky çmim ndahet çdo vit për të nderuar personalitetet e shquara që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në themelimin, zhvillimin dhe promovimin e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës. Çmimi “Prof. Dr. Bashkim Baholli” u jepet individëve që kanë arritur suksese të jashtëzakonshme në fushat e tyre profesionale dhe që kanë kontribuar në avancimin e Fakultetit dhe në përparimin e fushës së inxhinierisë mekanike.

Për vitin 2024, ky çmim do t’i ndahet Prof. Dr. Shaban Buzës, për arritjet e tij të jashtëzakonshme dhe kontributin e pakrahasueshëm që ka dhënë në zhvillimin e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe në avancimin e fushës së inxhinierisë mekanike, të cilat janë të pazëvendësueshme për komunitetin akademik dhe kërkimor.

Çmimi ndahet nga Komisioni i formuar nga Këshilli i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, i cili ka vendosur që Prof. Dr. Shaban Buza të nderohet me këtë mirënjohje për arritje jetësore.

Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme dhe të festoni së bashku këtë moment të veçantë të karrierës së Prof. Dr. Shaban Buzës.

Agjenda