Sot në FIM, Dekani prof. Mirlind Bruçi, Prodekanet Arlinda Alimehaj Rrecaj dhe Bukurije Hoxha si dhe profesori Arbnor Pajaziti, mirëpritën në zyret e dekanatit CEO-në e kompanisë suedeze SIGMA, Niklas Malmros. Në takim u shpalosën mundësitë e bashkëpunimit në mes industrisë dhe akademisë, me ç ‘rast pati zotim se një marrëveshje bashkëpunimi do të nënshkruhet në javët e para të muajit Dhjetor 2024, nga e cila do të përfitojnë studentët dhe stafi akademik.