Njoftim për plotësimin e vendeve të rezervuara për komunitetin jo shumicë – Studimet Master

22 Tetor 2024
SHARE

Bazuar në konkursin 2/592 të datës 10/09/2024 për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve Master për vitin akademik 2024- ­2025, neni II.9 për plotësimin e vendeve të rezervuara për komunitetin jo shumicë,  ftohen kandidatët e ranguar më poshtë për regjistrim në drejtimin përkatës për studime Master në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.

Regjistrimi dhe fotografimi i studentëve të pranuar në vitin e parë bëhet në Administratën Qendrore të Universitetit (ndërtesa e Bibliotekës Universitare), me datën 23.10.2024 nga ora 09:00-12:00 dhe 13:00- 15:00.

Kandidatët të cilët nuk arrijnë që të regjistrohen brenda afateve të përcaktuara si më sipër, mund të regjistrohen më së voni deri më 1.11.2024, në ora 16:00. Jashtë këtij afati kandidatët e pranuar nuk do të mund të regjistrohen për shkak të mbylljes së Sistemit për Menaxhimin e Informacionit të Arsimit të Lartë (SMIAL), prandaj luten që t’i përmbahen afatit të lartshënuar.

Programi Termoenergjetika dhe Energjia e Ripërtëritshme:

Numri i Dosjes

100057

100050

 

                                                                                                                        Dekanati - FIM