Prof. Ass. Dr. Bukurije Hoxha shpërblehet me “Çmimin stimulues nga lëmi i shkencave të natyrës”, nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës

02 Korrik 2024
SHARE

Profesoreshës së FIM- UP, Prof. Ass. Dr. Bukurije Hoxha, i është ndarë çmimi stimulus nga lëmi i shkencave të natyrës.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ndau Çmimin stimulues nga lëmi i shkencave të natyrës për dy kandidatët e moshës së re që kanë të arritura të larta gjatë karrierës së tyre së deritanishme, duke u bazuar në planin strategjik të ASHAK-ut, pika 2, që e thekson nevojën e kujdesit për krijimin dhe avancimin e kuadrove shkencore të brezit të ri, gjegjësisht pikën 2.6. që e thekson faktin se ASHAK-u angazhohet që krijuesit e rinj të shpërblehen për arritjet e larta shkencore dhe artistike në Kosovë.