U mbajt ligjërata e hapur nga Zv. Ambasadori i Kroacisë Dr.sc. Nedeljko Špilek

24 Maj 2024
SHARE

Nën organizimin e Departamentit të Komunikacionit dhe Transportit të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, sot në ambientet e Qendrës së Inovacionit të FIM u mbajt ligjëratë e hapur nga Dr.sc. Nedeljko Špilek, Zëvendës Ambasador i Republikës së Kroacisë. Ai prezantoi temën: "Përzgjedhja e vendndodhjes së terminalit intermodal në kryqëzimet hekurudhore të Zagrebit me metodën AHP duke përdorur kriteret teknologjike."
Gjatë prezantimit të tij, Dr. Špilek shpjegoi qartë rëndësinë e planifikimit strategjik dhe qasjes shkencore në përzgjedhjen e vendndodhjes për terminalet intermodale. Ai theksoi se metoda AHP (Analytic Hierarchy Process) mundëson marrjen e vendimeve komplekse përmes analizës së disa kritereve, ku faktorët teknologjikë janë thelbësorë për zgjedhjen optimale të vendndodhjes.
Ligjërata u prit me interes të madh nga pjesëmarrësit dhe nxiti diskutime të frytshme mbi aplikimet praktike të kësaj metodologjie në fushën e logjistikës dhe transportit.