Përfundoj me sukses trajnimi i 20 studentëve në ‘Bazat e Energjisë Diellore’ nga Balkan Green Fondation – projekti ‘Solar Collab’

02 Maj 2024
SHARE

Balkan Green Foundation, me mbështetjen e Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS) në kuadër të projektit ‘Solar Collab’ në bashkëpunim me Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike (FIM) dhe Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) përfundojë trajnimin ‘Bazat e energjisë diellore’ e 20 studentëve të FIM-së dhe FIEK me qëllim të rritjes së kapacitetit të tyre në fushën e energjisë diellore, me theks të veçant në procesin e instalimit të paneleve fotovoltaike.

Ky trajnim gjithashtu kishte për qëllim ndërlidhjen e akademisë me tregun e punës. Pesë student (2 nga FIM dhe 3 nga FIEK) më të suksesshëm të këtij trajnimi do të kenë mundësinë për t'u përfshirë në punë praktike në kompaninë e njohur Elen, kompani e mirënjohur në fushën e energjisë solare në Kosovë. Kjo ofron një mundësi të rëndësishme për studentët për të përshpejtuar zhvillimin e tyre dhe për të vazhduar rrugëtimin e tyre të mësimit në fushën e energjisë së rinovueshme.

Përgjatë muajit maj, do të organizohet një trajnim i ngjashëm për një grup të caktuar që synon të përfshijë nxënësit e shkollave të mesme në Prishtinë. Çfarë e bën të veçantë këtë trajnim është se do të drejtohet nga studentë të Universitetit të Prishtinës. Këta studentë do të ndajnë njohuritë e tyre të fituara gjatë studimeve në Fakultetet përkatëse dhe trajnimet e mëparshme me nxënësit e shkollës së mesme.

Më gjerësisht shih në: https://www.balkangreenfoundation.org/sq-al/press/652/zhvillimi-i-frymes-avokuese-te-inxhinieret-e-rinj-ne-fushen-e-energjise-se-riperteritshme/

Menaxhmenti FIM