Takim pune dhe mundësi bashkëpunimi e UP-FIM, UPT-FIM dhe Univeristy of Strathclyde Engineering

29 Mars 2024
SHARE

Me datën 20.03.2023, ora 11.00 në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë, u mbajt takimi i parë informues për mundësinë e bashkëpunimit për një program studimor të përbashkët si Joint Program në fushën e Aviacionit Civil, ndërmjet Fakulteteve të Inxhinierisë Mekanike nga Universiteti Politeknik Torino, Universiteti Politeknik Tiranë dhe Universiteti i Prishtinës respektivisht Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë

Në takim ishin Menaxhmentet e Fakulteteve si dhe stafi mësimdhënës:

  • Prof. dr. Genti Guxho, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Tiranë
  • Prof. dr. Ahmet Shala, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë
  • Prof.dr. Edmondo Minisci, University of Strathclyde Engineering, Angli

Takimi punues lidhur me bashkëpunimit ka për qëllim për zhvillimin e përbashkët të një programi studimor për fushën e Aviacionit Civil.

Në takim ishin edhe pjesëmarrësit tjerë të menaxhmentit, dhe stafit nga Universiteti i Politeknik i Tiranës dhe departamentit të Komunikacionit dhe Transportit, Dr.sc. Parid Alimhillaj, Dr.sc. Arianit Islami, Prof.dr. Rame Likaj, Prof.asoc.dr. Ramadan Mazrekaj, Prof.ass.dr. Arlinda Rrecaj, Phd. Kandidate Rifat Krasniqi.