Profesori Arbnor Pajaziti e ka fituar çmimin University Innovation Award

13 Dhjetor 2023
SHARE

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal shpall fituesit e Çmimit Rajonal të Inovacionit “Butterfly 2023”, të organizuar nga Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, të mbajtur me 11.12.2023 në Sofje.

Profesori Arbnor Pajaziti e ka fituar çmimin University Innovation Award, me projektin Robotic Hand.

“Çmimet e Inovacionit “Butterfly” janë promovimi i krijimtarisë, diturisë dhe angazhimit drejt inovacionit.

Projekti demonstron një shembull aktual të ndërtimit të një dore robotike me vlerë të lartë me kosto të ulët që është në gjendje të përmbushë kërkesat për lëvizjet themelore të duarve. Dora robotike është zhvilluar dhe koordinuar si një sistem me shumë boshte.