Prezantimi i programit Komunikacion dhe Transport në #OpenUP

11 Korrik 2023
SHARE

Prezantimi i disa projekteve të studentëve - Aplikimi i teknikave “SMART” për kontrollin dhe menaxhimin e trafikut të motorizuar, lëvizjeve aktive dhe parkingjeve në #openup
Studentët e Departamentit të Komunikacionit dhe profesorët, prezantuan prototipet e ndërtuara me anë të teknikave “SMART” për kontrollin dhe menaxhimin e trafikut të motorizuar, lëvizjeve aktive dhe parkingjeve në sheshin Xhorxh Bush pran objektit të rektoratit.
Në këtë prezantim mori pjesë edhe rektori, i cili ofroi mbështetjen e pakursyer për zhvillimin e infrastrukturës dhe rritjen e kapaciteteve shtesë me qëllimin e vetëm të ngritjes së cilësisë dhe implementimin në praktikë të këtyre projekteve.
Objektivat e realizuara përmes këtyre punimeve përfshijnë:

  • Menaxhimin e trafikut me kualitet më të lartë duke përshtatur dhe programuar kontrollorët sipas kërkesave reale për lëvizje nga degët e ndryshme të kryqëzimit.
  • Caktimin e prioriteteve të lëvizjeve dhe kohëzgjatjes së intervaleve të gjelbra në parimin e dhënies përparësi (në kohë reale), drejtimeve të lëvizjes me densitet më të lartë.
  • Mobilitet të qëndrueshëm për trafikun e motorizuar dhe lëvizjet aktive.
  • Zvogëlimin e vonesave kohore në kryqëzime.
  • Përmirësimin e nivelit të sigurisë