Me datë 23.11.2022 është realizuar vizita në Kompaninë “Solaborate” në Prishtinë e studentëve të FIM të Programit Mekatronikë – Master, viti II, së bashku me Prof. dr. Ilir Doçi, asistent Msc. Rinor Berisha dhe asistent Msc. Fatjon Beqa.
Studentët dhe mësimdhënësit u njoftuan nga stafi i kompanisë në lidhje me punët që i kryejnë dhe e mundësuan vizitën nëpër njësitë punuese të tyre.
![](/desk/inc/media/22E50A7A-C611-4343-A4FA-3F1E228761F9.jpg)
![](/desk/inc/media/2FAE776E-03F9-411C-B60E-0AC5B8F51006.jpg)
Vizita do ju ndihmojë shumë studentëve të Mekatronikës për përvetësimin praktik të lëndëve që mësojnë në nivelin Master.
Falënderojmë Menaxhmentin e Kompaninë “Solaborate” për gatishmërinë e vazhdueshme në përkrahjen e vizitave nga ana e mësimdhënësve dhe studentëve të FIM, dhe veçanërisht zyrtarin Sami Borovci për prezentimin e punëve të kompanisë dhe udhëheqjen e vizitës. Shumë të diplomuar dhe ish-studentë të FIM janë të punësuar në këtë kompani.