Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike vizituan IHMK

29 Dhjetor 2021
SHARE

Studentët e vitit të tretë të nivelit bachelor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike – Departamenti: “Termoenergjetika dhe Energjia e Ripërtritshme”, në kuadër të lëndës “Meteorologjia” me datë 24/12/2021 vizituan Institutin Hidrometeorologjik  të Kosovës (IHMK), nën udhëheqjen e profesorit Prof. Dr. Rexhep Selimaj, dhe asistentes Ass. MSc. Bukurije Hoxha.

Studentët u pritën nga stafi përgjegjës i laboratorëve. Gjatë vizitës, studentët shkëmbyen nga afër përvojat teorike dhe përvojën hulumtuese të rrjedhjes së rrezatimit diellor, panë procesin e matjes së shpejtësisë së erës dhe temperaturat e energjisë gjeotermale. Përveç kësaj, ata vizituan edhe stacionet automatike që bëjnë mbledhjen e informatave në mënyrë elektronike për të gjithë parametrat monitorues të ambientit. Për mundësimin e vizitës e falënderojmë në radhë të parë drejtoreshën e këtij institucioni znj. Letafete Latifi, pastaj laborantin z. Beqir Gashi të cilët demonstruan funksionimin e pajisjeve dhe qëndruan të gatshëm të na njoftojnë me përvojat e tyre dhe mënyrën e funksionimit të sistemeve matëse në Institut.

Në vazhdim janë dhënë disa foto të vizitës.