Ju prezantojmë programin e studimeve Komunikacion dhe Transport

11 Qershor 2026
SHARE

Inxhinieria Mekanike: forca që lëviz industrinë dhe ndërton të ardhmen e Kosovës

Motivimi dhe obligimi ynë si menaxhment është të aftësojmë studentët për tregun e punës dhe ti përgatisim ata të kontribuojnë në zhvillimin industrial të Kosovës. Këtë e konsiderojmë jo vetëm një detyrë akademike, por edhe një përgjegjësi kombëtare e patriotike, sepse përmes formimit të inxhinierëve të aftë ndërtojmë kapacitetet profesionale që i duhen vendit për zhvillim, inovacion dhe mirëqenie.

Përmes arsimit cilësor dhe bashkëpunimit me industrinë, synojmë të formojmë profesionistë të aftë, inovativë dhe konkurrues.

Mos prit, fillo ta ndërtosh të ardhmen sot në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, aty ku idetë shndërrohen në teknologji!

A je i apasionuar pas makinave, robotikës, energjisë, komunikacionit rrugor, prodhimit industrial apo teknologjive të avancuara? Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike të ofron njohuri bashkëkohore, laboratorë modernë dhe mundësi praktike për tu përgatitur për profesionet më të kërkuara të së ardhmes.

Gjatë studimeve do të zhvillosh aftësi në:

-       Projektimin dhe zhvillimin e produkteve inovative

-       Sistemet energjetike dhe teknologjitë e qëndrueshme

-       Automatizimin dhe robotikën industriale

-       Prodhimin modern dhe teknologjitë digjitale

-       Inteligjencën artificiale dhe konceptin Digital Twin në industri

-       Planifikimin, menaxhimin dhe sigurinë e komunikacionit rrugor

Diploma e Inxhinierisë Mekanike hap dyert drejt karrierës në industri, energji, transport, teknologji, kërkim shkencor dhe sipërmarrje.

Bëhu pjesë e brezit të inxhinierëve që krijojnë zgjidhjet e së nesërmes dhe kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës!

Apliko tani dhe ndërto karrierën tënde me ne: www.fim.uni-pr.edu