Studentët e FIM vizitojnë Termocentralin “Kosova B” – Fokusi në Teknologji, Prodhim dhe Mbrojtjen e Mjedisit

06 Maj 2025
SHARE

Më 6 maj 2025, një grup studentësh nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike (FIM), të udhëhequr nga dekani prof. Mirlind Bruçi dhe mësimdhënësi Fatjon Beqa, zhvilluan një vizitë studimore në Termocentralin “Kosova B”. Në kuadër të kësaj vizite, studentët u pritën nga drejtori ekzekutiv i termocentralit, z. Ramadan Ahmeti, dhe inxhinieri dr. sc. Met Beqiraj.

Gjatë vizitës, studentët u informuan për kapacitetet prodhuese të Termocentralit “Kosova B”, teknologjinë e aplikuar në procesin e prodhimit të energjisë, si dhe për masat teknike dhe politikat mjedisore që ndërmerren për reduktimin e ndotjes dhe mbrojtjen e ekosistemit në zonën përreth. Një ndër pikat kyçe të diskutimit ishte edhe remonti i bllokut B2 dhe rëndësia e tij për përmirësimin e efikasitetit dhe sigurisë në prodhim.

Kjo vizitë u mundësua falë bashkëpunimit me Transportin Publik të Prishtinës, i cili siguroi transportin pa pagesë për studentët, duke mbështetur në këtë mënyrë aktivitetet akademike praktike dhe zhvillimin profesional të tyre.