FIM shpallet fitues i grantit te KUSA me projektin „Center for Design for Additive Manufacturing”

25 Mars 2025
SHARE

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike (FIM) ka shënuar një arritje të rëndësishme me ndihmën e profesorit Riad Ramdani, i cili ka fituar një grant nga Kosovo United States Alumni.

Projekti i tij titullohet: "Center for Design for Additive Manufacturing" (CDfAM). Ky projekt ka për qëllim krijimin e një qendre inovative për dizajnin në fushën e prodhimit aditiv (Additive Manufacturing - AM) në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës.

Qendra e propozuar do të jetë një qendër e avancuar, e fokusuar në avancimin e edukimit, hulumtimit dhe bashkëpunimit me industrinë në fushën e prodhimit aditiv. Ky projekt synon të adresojë boshllëqet kritike që ekzistojnë në sektorin e prodhimit në Kosovë, duke prezantuar metodologji të reja dizajni, duke inkurajuar hulumtimin dhe duke ofruar trajnime praktike për studentët, profesionistët dhe partnerët nga industria.