FIM në takim Konsultativ për Mundësi Bashkëpunimi në Projekte të Rëndësishme Kombëtare

21 Shkurt 2025
SHARE

Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike (FIM), Profesor Mirlind Bruçi, së bashku me menaxhmentin e tij, pritën në një takim konsultativ z. Dervish Krasniqi, zyrtar në Ministrinë e Edukimit të Luksemburgut (Ministère de l'Éducation nationale, de l'Enfance et de la Jeunesse), z. Muharrem Mahmutaj, sekretar ekzekutiv i OJQ-së "Kodi i Gjeneralëve", dhe z. Xhevdet Duka, një ndërmarrës i suksesshëm.

Në këtë takim, dekani dhe mysafirët shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit në projekte të rëndësisë kombëtare, duke diskutuar mënyrat për të zhvilluar dhe mbështetur iniciativa që do të kenë ndikim të gjerë dhe të dobishëm për komunitetin dhe sektorët përkatës.