Nxënësit e TIK të IAAP-Deçan, vizitojnë FIM në kuadër të kampanjës “Çka mëson me mua në FIM”

20 Shkurt 2025
SHARE

Në vazhdën e aktiviteteve të ngushta të kampanjës "Çka mëson me mua ne FIM", këtë fillim javë, dekani Mirlind Bruçi së bashku me menaxhmentin dhe stafin e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike pritën në vizitë stafin e Institucionit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional "Tafil Kasumaj" të Deçanit, si dhe nxënësve të profilit TIK, të udhëhequr nga Drejtori Lan Stojkaj.

Nxënësit e këtij institucioni, të cilët janë në përfundim të shkollimit të tyre të mesëm, kishin mundësinë të njoftohen më nga afër me plan programet që ofron FIM dhe përfitimet që lidhen me përgatitjen dhe formimin e tyre profesional. Gjatë vizitës, ata patën mundësinë të eksplorojnë laboratorët e programeve përkatëse dhe të shohin demonstrime nga stafi i FIM mbi pajisjet më të avancuara që janë në dispozicion, duke theksuar mundësitë e trajnimit dhe zhvillimit të aftësive të nevojshme për karrierën e ardhshme.